SHBA, 2 largime në më pak se 3 orë nga “Shtëpia e Bardhë”
2 largime janë kryer nga Shtëpia e Bardhë në më pak se tre orë. Njoftimi për largimet u bë nga vetë presidenti amerikan Barack Obama, i cili fillimisht pranoi dorëheqjen e Sekretarit të Departamentit për Çështjet e Veteranëve, Eric Shinseki, pasi një hetim qeveritar konfirmoi probleme të thella në sistemin e kujdesit shëndetësor për veteranët.Ndërsa pas më shumë se tre vitesh në krye të zyrës së shtypit të Shtëpisë së Bardhë, Jay Carney do të largohet për t'i lënë vendin zëvendësuesit të tij, Josh Earnest i cili ka punuar me Obaman gjatë fushatës elektorale të 2008-ës. Në fjalimin e tij të fundit, Eric Shinseki I ka kërkuar ndjesë për skandalet e fundit për vonesat në shërbimin shëndetësor për mijëra veteranë, për të cilat vetë kreu i Shtëpisë së Bardhë, ka qënë gjithnjë e më shumë nën presion për ta shkarkuar."Duke iu referuar fakteve, që di tani, kërkoj ndjesë si kreu i Çështjeve të Veteraneve. I kërkoj ndjese njerëzve për të cilët u kujdesa më shumë, veteraneve të këtij vendi të madh, familjeve te tyre, njerëzve më të dashur, për të cilët kam qenë i nderuar që u kam shërbyer", tha Eric Shinseki.Menjëherë pas tij, Obama njoftoi edhe dorëheqjen e Sekretarit për Shtypin të Shtëpisë së Bardhe, Jay Carney, I cili do të zëvëndësohet nga zv/sekretari për shtypin, Josh Earnest.Obama vlerësoi Carney për "zemrën e tij të mirë" dhe "temperamentin", prej kohës që ai mori detyrën në vitin 2011, pas Robert Gibs.49-vjeçari Carney, një ish-korrespondent i Shtëpisë së Bardhë për revistën "Time" iu bashkua administratës Obama në fund të 2008-ës si zëdhënës i zv.presidentit Joe Biden. U emërua zëdhënës i Presidentit Obama në shkurt të vitit 2011 duke zëvendësuar Robert Gibbs.Pasuesi, Josh Earnest, 39 vjeç, ka qenë zëvendësi i tij kryesor dhe ndër më aktivët e zyrës së shtypit të presidentit Obama, madje edhe shoqërues në cdo lëvizje të kreut të Shtëpisë së Bardhë. Vetë Carney tha se Earnest do të udhëtojë me Obama-n javën e ardhshme në Europë, ndërsa deklaroi se do të tërhiqet nga posti në gjysmën e dytë të muajit qershor./nzh/oranews online/