Ukrainë, rebelët rrëzojnë avionin ushtarak, 49 të vdekur
Ukrainë - Rebelët proruse kanë goditur dhe rrëzuar një avion transporti ushtarak në Ukrainën lindore, duke vrarë 49 anëtarë të bordit.Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës tha se aeroplani Il-76 tha se të 49 anëtarët e bordit kanë vdekur dhe se "terroristët" u treguan “cinikë dhe të pabesë" duke gjuajtur avionin.Avioni mbante trupa dhe pajisje ushtarake e ishte gati të ulej në aeroportin e qytetit.Vdekja e 49 anëtarëve në bord mendohet të jetë humbja më e madhe njerëzore e forcave qeveritare ukrainase në një incident të vetëm, qëkurse Kievi filloi operacionin për të mposhtur kryengritjen në lindje të Ukrainës.Incidenti erdhi në më pak se një javë pasi rebelët pro-rusë filluan një seri sulmesh ndaj forcave të Ukrainës në Aeroportin Ndërkombëtar të Luhansk-ut.Aeroporti ka qenë nën kontrollin e forcave qeveritare, por rebelët mbajnë nën kontroll, pjesën më të madhe të qytetit.ar.sh/Oranews.tv