Putin mohon akuzat e G7-ës për destabilizimin e Ukrainës
Rusi - Edhe pse është perjashtuar nga G7, prania e Vladimir Putin-it është ndier mjaft në mbledhjen e Brukselit.Përpos kritikave dhe kërcënimeve nga vendet e industrializuara, Rusia është akuzuar drejtpërdrejt nga SHBA-ja se po destabilion Ukrainën.Akuza, e cila ka kohë që lakohet nga Perëndimi në drejtim të Federatës ruse, është mohuar në mënyre kategorike nga Presidenti Putin.Ne një intervistë për mediat franceze, ai u shpreh se nuk ka asnjë provë për këtë gjë:" Në qoftë se ata kanë prova, le t’i tregojnë. Të gjithë e panë se si Sekretarja amerikane e SHBA-ve, Klinton, provoi në Këshillin e Sigurimit të OKB-së se Iraku posedon armë bërthamore, ndaj të thuash diçka është një gjë dhe ta provosh atëe, është diçka tjetër."Interesant ishte fakti se Putin-i e ka dhënë intervistën për gazetarët e huaj në Soçi, pikërisht në vendin ku ishte planifikuar të mbahej Samiti i G8-ës përpara përjashtimit të Rusisë nga Grupi.Pavarësisht aneksimit të Krimesë nga Rusia dhe gabimeve të Putin-it, qeveria e Kievit nuk përjashtoi takimin e Presidentit të zgjedhur Petro Poroshenko dhe Presidentit rus Vladimir Putin në përkujtimet e 70-vjetorin të ndërhyrjes në Normandi.“Unë mendoj se Poroshenko ka një mundësi unike. Duart e tij janë ende të pastra, pra ka mundesi ta ndalojë këtë operacion ndëshkues të ushtrise ukrainase dhe të fillojë një dialog të drejtpërdrejtë me qytetarët në lindje të vendit të tij,”- deklaroi Putin-i.Në Samitin e Brukselit u diskutuan çështje të ndryshme, por sigurisht dominoi kriza e Ukrainës, për të cilën liderët e shtate vendeve më të zhvilluara i kanë kërkuar Rusisë të përdorë influencën e saj në stabilizimin e vendit.ar.sh/Oranews.tv