Karzai: Al Kaeda nuk do të kthehet në Afganistan
Presidenti afgan, Hamid Karzai ka përjashtuar kategorikisht cdo mundësi që grupe militante të Al Kaedës të rikthehen në vendin e tij dhe të nisin sulme të ngjashme me ato që po shënohen aktualisht në Irak. I pyetur nga gazetari i BBC, nëse ajo cka po ndodh në Irak, mund të përfshijë edhe Afganistanin, Karzai tha prerazi: "Një gjë e tillë nuk do të ndodhë kurrë". Presidenti në largim i Afganistanit, tha se Al kaeda nuk ka asnjë grupim në Afganistan.Presidenti Karzai theksoi gjatë kësaj interviste, se ai është në dialog të vazhdueshëm me talibanët, se shkëmbejnë vazhdimisht letra, madje shpeshherë edhe kanë zhvilluar takime duke shprehur në këtë mënyrë dëshirën për paqe të vazhdueshme e të përhershme."Vendi ynë ka nevojë të vazhdueshme për mbështetje nddërkombëtare pasi ne vetëm, qeveria dhe populli ynë, nuk mund të bëjmë asgjë vetëm. Ne arritëm gjithcka falë punës së popullit afgan".Karzai ka kritikuar edhe vendimin e marrë vite më parë nga ish presidenti amerikan George W Bush, për të vendosur në Afganistan pas sulmeve të 11 shtatorit 2001, të ashtuquajturin "terrori i luftës". Sipas tij, efektet e atij vendimi, ndihen ende sot jo vetëm në Afganistan por në mbarë rajonin.Hamid Karzai ka shërbyer si president për 2 mandate rresht dhe është detyruar sipas ligjit të dorëhiqet. Më 14 qershor, afganët iu drejtuan kutive të votimit, për të zgjedhur pasuesin e tij, mes ish ministrit të jashtëm Abdullah Abdullah dhe ish ekonomistit të Bankës Botërore Ashraf Ghani. Rezultatet pritet të publikohen vetëm në fillim të muajit korrik. Ndërsa Karzai zyrtarisht do të dorëzojë pushtetin në muajin gusht.