Protesta të dhunshme në Brazil, Media: Po tmerrohen tifozët

Ndonëse prej ditësh në Brazil po luhen ndeshjet e kampionatit botëror të futbollit, duket se situata në rrugët e qyteteve kryesore ku po luhen përballjet, nuk eshte aspak e qetë. Gjatë ditës së hënë, pas ndeshjes Gjermani-Portugali, por edhe përpara fillimit të ndeshjes mes Iranit dhe Nigerisë, qindra persona kanë organizuar një protestë kundër Kupës së Botës pranë stadiumit ku u zhvillua ndeshja. Protestuesit kanë thyer xhamat e bankave dhe dyqaneve gjatë marshimit të tyre.Forcat e sigurisë kanë ndërhyrë menjëherë duke ndaluar 14 persona dhe duke shpërndarë pjesën tjetër të protestuesve. Një tjetër demonstratë është zhvilluar në qytetin verior të Natal. Protestuesit dogjën flamurin amerikan disa orë para fillimit të ndeshjes mes SHBA-së dhe Ganës. Grupi i vogël i protestuesve ishte drejtuar drejt stadiumit ku i ishte duke u zhvilluar ndeshja, por janë shpërndarë nga policia.Këto ngjarje, sikurse shkruajnë mediat e huaja, kanë rritur frikën dhe kanë përhapur panik tek mijëra tifozë të huaj që kanë mbërritur në Brazil për të mbështetur skuadrën e tyre.Brazili u përfshi nga protestat masive para fillimit të Kampionatit Botëror kundër shpenzimeve të mëdha për organizimin e këtij kompeticioni, por me fillimin e tij protestat e kanë humbur vrullin.