Rusia nuk bie dakort me Ukrainën për gazin natyror, vendos ultimatum
Rusia dhe Ukraina nuk kanë arritur të zgjidhin marrëveshjen e çmimit të furnizimit me gaz, nga Moska në Kiev. Ultimatumi i Rusisë ka skaduar, pasi Ukraina nuk ka paguar debitin e saj prej 1.95 miliad dollarë. Gazprom ka njoftuar se ka vendosur një regjim të ri, atë të parapagimit. Kuptimi i këtij njoftimi është i qartë, se Moska mund të ndërpresë furnizimin me gaz në Ukrainë.Ndërprerja e furnizimit me gaz në Ukrainë , mund të ndalojë dhe rrjedhjen e gazit përgjatë Unionit Europian.Zëdhënësi i Gazprom, Sergei Kupriyanov, përsëriti ultimatumin: "Ne presim pagesën e borxhit, përndryshe do të duhet që gazi të parapaguhet, siç kemi njoftuar tashmë në të kaluarën”- tha Kupriyanov.Rusia dhe Ukraina nuk janë dakort, kështu që Kiev duhet të paguajë për gazin natyral që vjen nga Rusia. Komisioneri Europian i Energjisë, Guenther Oettinger, ka bërë një propozim gjatë takimit, të cilat ishin mbyllur pa rezultat të dielën në darkë. Moska nuk e ka pranuar propozimin e bërë nga Europa.Momentalisht diskutimet mes Moskës dhe Kievit janë pothuajse të pamundura, pas tensioneve politike kohët e fundit, konfliktit të armatosur mes forcave qeveritare ukrainase dhe separatistëve pro-rusë.