Ukrainë, bombë pranë Presidencës: Ndalni luftën, ose do vijë tek ju

Një pajisje e fuqishme shpërthyese është zbuluar në afërsi të selisë së Presidentit, Petro Poroshenko, dhe është asgjësuar nga truprojat presidenciale ukrainase, ka thënë një burim i sigurisë të shtunën."Pajisja është gjetur gjatë natës, në afërsi të portës ku hyn makina presidenciale. Ishte një pajisje të vërtetë të fuqishme, një kovë me 5 granata , si dhe 1 kg me vida metalike,"-tha burimi, i cili nuk ka pranuar të identifikohet.Burimi nuk dha hollësi të tjera. Administrata presidenciale nuk ka dhënë ende një deklaratë në lidhje me këtë rast.Pas fitores së zgjedhjeve të 25 majit, Poroshenko u betua në javën e fundit si President.Paraardhësi i tij, Viktor Janukoviç, u rrëzua në shkurt pas protestave në Kiev dhe qeveria po përballet me një rebelim nga separatistët prorusë në lindje të Ukrainës.