275 ushtarë amerikanë në Bagdad, Kerry: Washingtoni do të ndërmarrë vetëm masa konstruktive
Më shumë se 275 ushtarë amerikanë janë dërguar në Irak për të siguruar rendin dhe qetësinë, në ambasadën e SHBA-ve në Bagdad. Lajmi u bë publik nga Shtëpia e Bardhë. Ky personel prej 275 personash do të qëndrojë për një kohë të pacaktuar në Bagdad, derisa situata atje të qetësohet.
Ndërsa një tjetër personel prej 100 personash do të merret me sigurinë edhe në zyrat amerikane në vend. Në njoftimin zyrtar të Shtëpisë së Bardhë nënvijëzohet se ambasada amerikane në Bagdad do të vijojë të qëndrojë e hapur dhe se deri më tani nuk është diskutuar opsioni i mbylljes së selisë diplomatike.
Ndërkaq militantët sunni të grupit islamik ISIS, vijojnë ende të mbajnë nën kontroll disa qytete, së fundmi edhe qytetin strategjik Tal Afar, në një kohë që Shtetet e Bashkuara kanë bërë të ditur se janë të gatshëm të diskutojnë me Iranin, për masat që do të ndërmerren bashkarisht për të mposhtur rebelët.
Sekretari amerikan i mbrojtjes, John Kerry, tha se Washingtoni do të ndërmarrë vetëm masa konstruktive dhe se bashkëpunimi me Iranin do të ndërmerret hap pas hapi.Sjefja e të Drejtave të Njeriut, Navi Pillay tha se vrasjet sistematike të grupit ISIS, janë padyshim të barazvlefshme me krime lufte. Sipas mediave vendase, një helicopter është qëlluar me armë zjarri mëngjesin e sotëm në qytetin Falluja, vetëm 70 km në perëndim të Bagdadit.