Kanoset drejtoresha e DAR në Kukës, penalizoi nxënësit për nxjerrjen e tezës

Kukës - Drejtoresha e DAR në Kukës është kanosur pas penalizmit të një numri të konsiderueshëm nxënësish maturantë, pasi këta të fundit kanë tentuar që të përdorin telefonin, për nxjerrjen e tezës së provimit, gjatë dhënies së tij.Faktin e ka bërë të ditur vetë drejtoresha e këtij institucioni, Zime Tota, e cila është shprehur se 3 prindër kanë tentuar që të hyjnë edhe në qendrën e menaxhimit të provimit, ku kanë kanosur me fjalë edhe përfaqësues të Ministrisë së Arsimit të cilët kanë qenë duke mbikqyrur procesin e dhënies së provimit.Tota shton se pas penalizimit të nxënësve, ajo ka bërë kallëzim edhe në polici e Prokurori, për ata prindër që kanë dhunuar verbalisht jo vetëm atë dhe drejtuesit e Ministrisë, por edhe Qendrën e Menaxhimit të Provimit, administratorët dhe Drejtorinë Arsimore si institucion.“Problemi juaj tani I kalon organeve të drejtësisë dhe të gjithë ju prindër dhe qytetarë të Kukësit ta merrni vesh njëherë e mirë që nuk duhet dhe nuk mund të guxoni të shkelni institucionet arsimore. Interesat tuaja të ngushta, veset tuaja nuk munden që një shoqëri të tërë ta vënë përballë”, ka deklaruar Zime Tota.Provimit me zgjedhje, në Kukës, i janë nënshtruar 911 maturantë të cilët kanë qenë të shpërndarë në 3 qendra të menaxhimit të provimeve dhe 9 maturantë janë penalizuar për shkak të shkeljes së rregullave të maturës shtetërore./nzh/oranews online/