Sarandë, prangoset pengmarrësi, e liroi viktimën pasi e mbajti disa orë në bagazh
Nga OraNews Përditësimi i fundit 19 Qershor 2014, 22:10
Sarandë – Policia e Sarandës ka arrestuar një 33 –vjeçar nga Fratari i Mallakastrës për pengmarrje.Ervis Filaj, në bashkëpunim me dy persona të tjerë, më 12 qershor ka marrë peng një person me iniciale A. H, të cilin e ka futur në bagazhin e makinës së tij dhe e ka mbajtur atje për disa orë, derisa më vonë e ka lënë të lirë.Menjëherë, pas kallëzimit të “viktimës”, policia ka bërë të mundur, kapjen e autorit dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e bashkëpunëtorëve të tij si dhe zbardhjen e plotë të motiveve të këtij rasti.ar.sh/Oranews.tv