Berat, Inspektoriati i Ndërtimit prish ndërtimet pa leje në rajonin 3
Nga OraNews Përditësimi i fundit 19 Qershor 2014, 17:30
Berat-Fadromat e Inspektoriatit të Ndërtimit pranë bashkisë së qytetit të Beratit, të ndihmuara nga inspektorët e Policisë Bashkiake kanë rafshuar ndërtimet pa leje në rajonin numër 3.Aksioni i paralajmëruar prej ditësh u zhvillua në lagjen ‘Donika Kastrioti’ ku garazhet, shtesat dhe oborret, kishin zënë krejtësisht hapësirat përpara pallateve dhe rrugicat mes tyre.Kjo zonë deri dje konsiderohej si një nga lagjet më problematike të qytetit, ku mjetet e ndërhyrjes së shpjetë si ambulancat dhe zajrrfikëset e kishin të pamundur të futeshin pranë banesave si pasojë e zënies së shesheve.Aksioni për kthimin e hapësirave publike në Berat parashikohet që të vijojë shumë shpejtë edhe në rajonet e tjerë të kësaj bashkie.