Lezhë, Topi: Ndërhyrja në Lazarat e domosdoshme
Ndërhyrja e policisë në Lazarat ishte e domosdoshme, dhe ne jemi në mbështetje të shtetit i cili po godet trafikantët e droges duke zbatuar ligjin. Kështu është shprehur Kryetari i Frymes së re Demokratike nga qyteti i Lezhës, pas një takimi të organizuar me strukturat e kësaj force politike në këtë qytet.“Inkurajojmë çdo veprim të shtetit për të vendosur ligjin kudo në çdo cep të territorit. Padyshim ka nevojë të inkurajohet, por nuk ka nevojë që sot çdo ekran të mbulohet me shou të kësaj natyre. Reagimi i opozitës më duket I pavend sepse kjo tregon se politika shqiptare nuk ka menduar për shtetin, nuk ka menduar për zhvillimin e projekteve të rëndësishme për Shqipërinë. Por ka menduar që një rast konkret ta zhvillojë si një moment negativizmi për çdo aksion që vjen nga struktutrat e shtetit”, tha Topi.Topi ka shtuar se akuzat e opozitës për Lazaratin janë të pavend dhe ne të gjithë duhet të jemi në mbështetje të policisë e cila lufton trafikantët e droges.Sipas Topit ky aksion tregon se shteti nuk ka funksionuar siç duhet më parë, por në Shqipëri sipas tij kemi shume vende të tjera si Lazarati që duhet ndërhyrë.Kreu i FRD-së Bamir Topi zhvilloj një takim me strukturat drejtuese të kësaj partie në qarkun e Lezhës, ku i diskutua për përgatitjet e zgjedhjve vendore të viti 2015-të, ku kjo forcë politike synon të jetë një faktor mjaft i rëndësishëm në këto zgjedhje.