Vetëdorëzohet Zyhdi Dajti, i arrestuar dhe Florenc Hoxha

Tiranë- Në orën 14:00  kryetari i Inspektoriatit Ndërtimor Urbanistik, Zyhdi Dajti u paraqit në komisiariatin e policisë së Vlorës.“Kam zbatuar vetëm ligjin. Lajmin për fletë arresti e kam mësuar vetëm nga mediat. Do njihem me akuzat por kam zbatuar vetëm ligjin” tha ai para se të hynte në dyert e komisariatit.Gjykata lëshoi dje urdhër-arresti për kryetarin e Inspektoriatit Ndërtimor Urbanistik, Zyhdi Dajti. Ndaj zyrtarit të lartë mësohet se është ngritur akuza “shpërdorim detyre” për disa raste të tolerimit të ndërtimeve pa leje dhe shembjes së disa godinave të tjera që ishin me dokumentacion.Pavarësisht të lëshimit të urdhër-arrestit, policia deri në mesnatën e mbrëmshme nuk e ka arrestuar Zyhdi Dajtin. Ndërkohë kryetari i Inspektoriatit Ndërtimor në Bashkinë e Tiranës, Florenc Hoxha, u arrestua mbrëmjen e djeshme me të njëjtën akuza si Dajti “shpërdorim të detyrës”.Rreth orës 23:00 të mbrëmjes së djeshme, Hoxha është vendosur në pranga nga efektivët e policisë së kryeqytetit. Arrestimi është kryer mbi bazë të një vendimi nga Gjykata e Tiranës, e cila ka caktuar masën e arrestit me burg për zyrtarin vendor.Seanca e vendimit të arrestit është mbajtur jashtë orarit zyrtar rreth orës 18:00 dhe ekzekutimi i urdhërit të arrestit është kryer pak para mesnatës, në orën 23:00.“Më datë 19.06.2014 nga Sektori Kundër Krimit Ekonomik Financiar në Policinë e Tiranës u realizua ekzekutimi i vendimit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, e cila ka caktuar masë sigurimi “Arrest në burg” për shtetasin Florenc Fatmir Hoxha, 37 vjec, për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës” .Ekzekutimi i vendimit të Gjykatës datë 19.06.2014 u krye në bazë të urdhërit të lëshuar nga Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë. Materialet ju kaluan Prokurorise së Rrethit Gjyqësor Tiranë” informoi policia  e kryeqytetit në një komunikatë për mediat paraditen e sotme.Policia ka thënë se arrestimi i Florenc Hoxhës ka lidhje me katër denoncime të bëra në tri raste nga qytetarët dhe në një rast nga Drejtoria e policisë së Tiranës në adresë të tij gjatë muajve të fundit.Megjithatë burime zyrtare kanë thënë se për tri raste kallëzimesh , Hoxha ishte në hetim prej disa muajsh nga Prokuroria e Tiranës, ku dhe është thirrur dhe marrë në pyetje dy herë gjatë hetimeve paraprake.Në një rast ai akuzohet se ka shembur ndërtim me leje, kurse në raste të tjera ka toleruar shtetas dhe kate pa leje, pasi dyshohet se ka marrë pagesa nga pronarët e këtyre ndërtimeve.dajti(Në foto: Zyhdi Dajti duke shkuar në komisariatin e policisë)Masë arresti me burg për Kryeinspektorin e INUK dhe INUVI. Kërkesa e Prokurorisë për Kryeinspektorin e INUKProkuroria e Tiranës ka nisur hetimin ndaj INUK pas dy kallëzimeve të mbërritura dhe të regjistruara sipas radhës:1. Më dt. 09.06.2014 është regjistruar procedimi penal për “shpërdorim detyre” në ngarkim të shtetasit Zyhdi Dajti, në bazë të kallëzimit të ardhur nga shoqëria “G.....sh.p.k”, për pezullimin nga INUK të ndërtimit të një pallati në Tiranë2. Më dt. 10.06.2014 është regjistruar procedimi penal për “shpërdorim detyre” në ngarkim të shtetasit Zyhdi Dajti, në bazë të kallëzimit të ardhur nga Bashkia Tiranë, për pezullimin e zbatimit të projektit “Ndërtim i Bulevardit Verior të Tiranës dhe Punimet Civile Përkatëse”.Pas hetimit në kuadër të dy procedimeve, ka rezultuar se:Në cilësinë e Kryeinspektorit të INUK, shtetasi Zyhdi Dajti ka vepruar në kundërshtim me ligjin që rregullon funksionimin dhe veprimtarinë e INUK, në shkelje flagrante të ligjit, duke nxjerrë akte të pavlefshme dhe duke i dëmtuar paditësit të drejta dhe interesa të ligjshme.. Po ashtu, ka vepruar në kundërshtim me vendimet e gjykatës, të cilat e kanë urdhëruar INUK të mos bllokojë punimet në dy rastet e kallëzuesve. Por, pavarësisht vendimeve të gjykatave, duke qenë në dijeni të tyre, kryeinspektori i INUK ka vijuar me praktikat e kundërligjshme për dy rastet, objekt hetimi.Gjatë hetimit ka rezultuar se, kryeinspektori i INUK ka nxjerrë vendime pezullimi, duke i marrë kompetencat e Inspektoratit Ndërtimor Urbanistik Vendor (INUV). Sipas Ligjit Nr.9780, datë 16.07.2007 “Për inspektimin e Ndërtimit” në nenin 9 të tij ka sanksionuar se Inspektorati Ndërtimor e Urbanistik Kombëtar, ushtron përgjegjësitë e inspektoratit ndërtimor e urbanistik të bashkisë/komunës/qarkut për ndërtimet në zonat dhe objektet me rëndësi kombëtare, kur konstaton shkelje të ligjshmërisë në fushën e urbanistikës dhe kur ato nuk janë ushtruar nga inspektorati ndërtimor e urbanistik i bashkisë/komunës/qarkut; kontrollon zbatimin e dispozitave të këtij ligji nga inspektorati ndërtimor e urbanistik i bashkisë/komunës/qarkut.Nga hetimi ka rezultuar se, në të dy rastet e kallëzuara, nga ana e INUV, Bashkia Tiranë, shoqëritë e ndërtimit janë pajisur me dokumentacionin përkatës, si edhe nga ana e INUV janë ushtruar kontrollet për rregullsinë e veprimeve nga ana e shoqërive ndërtimore. Pra, sipas hetimit, nuk ka qenë e nevojshme ndërhyrja e INUK në këto dy raste, pasi nuk plotësohen kushtet e ligjit të sipërcituar: zona me rëndësi kombëtare dhe mosndërhyrja e INUV. Për këtë arsye INUK nuk mund të fshehë veprimtarinë e saj as me arsyetimin se nga ana e INUV nuk është inspektuar territori, si kërkesë e Ligjit Nr.9780, datë 16.07.2007 “Për inspektimin e Ndërtimit”Sa i përket mungesës së kompetencës, konkludohet se kompetent për nxjerrjen e akteve nuk është INUK, por INUV pranë Bashkisë Tiranë, për këto arsye:Sipas nenit 81 të Ligjit Nr.10119, datë 23.04.2009 “Për planifikimin e territorit” është sanksionuar se “Inspektimi ka për mision bazë parandalimin e zhvillimeve të paautorizuara në territor apo të shkeljeve të kushteve të lejeve, sipas këtij ligji dhe akteve të nxjerra në zbatim të tij si dhe ndëshkimin e drejtë të kundërvajtësve, që shkelin dispozitat e këtij ligji”, ndërsa Inspektimi për verifikimin e respektimit të kërkesave ligjore, sipas këtij ligji, bëhet në përputhje me këtë ligj dhe ligjin nr. 10 433, datë 16.6.2011 "Për inspektimin në Republikën e Shqipërisë"Sipas Ligjit Nr.9780, datë 16.07.2007 “Për inspektimin e Ndërtimit” në nenin 9 të tij ka sanksionuar se Inspektorati Ndërtimor e Urbanistik Kombëtar,• ushtron përgjegjësitë e inspektoratit ndërtimor e urbanistik të bashkisë/komunës/qarkut për ndërtimet në zonat dhe objektet me rëndësi kombëtare, kur konstaton shkelje të ligjshmërisë në fushën e urbanistikës dhe kur ato nuk janë ushtruar nga inspektorati ndërtimor e urbanistik i bashkisë/komunës/qarkut.• kontrollon zbatimin e dispozitave të këtij ligji nga inspektorati ndërtimor e urbanistik i bashkisë/komunës/qarkut;Sipas nenit 5 të këtij Ligji, kompetent për të vendosur masat në fushën e inspektitmit të ndërtimeve është INUV dhe jo INUK ndërsa sipas nenit 10/1 Inspektorati Ndërtimor Urbanistik Kombëtar, ka të drejtë të ushtrojë përgjegjësitë e inspektoratit ndërtimor e urbanistik të bashkisë/komunës/qarkut, sipas shkronjës "d" të nenit 5 të këtij ligji, për ndërtime të kundërligjshme në territorin e bashkisë/komunës/qarkut, që nuk përfshihen në zonat dhe objektet me rëndësi kombëtare, sipas këtij ligji, vetëm në rastet kur në kantierin, objekt inspektimi, nuk ka filluar apo nuk është në proces një inspektim nga inspektorati vendor, si dhe kur vërtetohet një nga rrethanat e mëposhtme:a) ushtrimi i përgjegjësive kërkohet nga vetë INUV,(inspektorati ndërtimor e urbanistik vendor) i komunës/bashkisë ose nga kryetari i komunës apo bashkisë përkatëse, për shkak të pamundësisë financiare për ushtrimin e kësaj përgjegjësie nga inspektorati vendor;b) Inspektorati ndërtimor e urbanistik i bashkisë/komunës/qarkut nuk e ka inspektuar këtë territor më parë ose nuk është shprehur me vendim për këtë ndërtim, në përputhje me afatet dhe procedurat e përcaktuara në këtë ligj;.....Neni 9 i ligjit për inspektimin parashikon përgjegjësitë e INUK dhe rastet e ushtrimit të përgjegjësive të inspektorateve vendore në zonat dhe objektet me rëndësi kombëtare. Kështu, INUK ndërhyn duke marrë përgjegjësitë e inspektorateve vendore kur konstaton shkelje të ligjshmërisë në fushën e urbanistikës dhe kur ato nuk janë ushtruar nga inspektorati vendor. Ky nen përcakton edhe zonat e objektet me rëndësi kombëtare duke ngarkuar INUK me detyrën për të kontrolluar zbatimin e dispozitave të këtij ligji nga inspektoratet vendore në këto zona.Më tej, neni 10 parashikon në mënyrë shteruese detyrat e INUK në ushtrim të kompetencave të veta, duke përfshirë: vendosjen e gjobave, pezullimin e punimeve të ndërtimit e deri në prishjen e objektit për subjektet që nuk respektojnë parashikimet e këtij ligji. Neni 10/1, i shtuar, parashikon përjashtimisht rastet kur INUK mund të marrë përsipër përgjegjësitë e inspektorateve vendore në zonat që nuk janë të rëndësisë kombëtare. Ndërsa neni 16 autorizon Këshillin e Ministrave të marrë vendim për unifikimin e praktikave të inspektimit ndërtimor urbanistik në ushtrim të kompetencave të tyre.Neni 9 i ligjit për inspektimin parashikon ndërhyrjen e INUK në kontrollin e ligjshmërisë së ndërtimeve në zonat me rëndësi kombëtare, të tilla si: zonat që kanë përparësi zhvillimore të turizmit, zonat/ndërtimet me vlera të trashëgimisë kulturore, parqet dhe zonat arkeologjike që gëzojnë mbrojtje, sipas ligjit, zonat e mbrojtura mjedisore, monumentet e natyrës, rrugët kombëtare, linjat hekurudhore dhe instalimet e infrastrukturës kombëtare, aeroportet, zonat bregdetare, liqenore, lagunat, lumenjtë, zonat me rrezik natyror.Ndërsa neni 4 i VKM nr.932/2013 parashikon ndërhyrjen e INUK jo vetëm në këto zona, por edhe në zona “që paraqesin karakteristika të veçanta kulturore, historike, sociale, arsimore, shëndetësore, mjedisore, turistike, industriale apo infrastrukturore kur mjedisi i tyre është dëmtuar ose shkatërruar tërësisht nga zhvillimi i ndërtimeve të objekteve.”Kjo VKM u shfuqizua me Vendimin nr. 25 datë 28.04.2014 të GJK(Gjykatës Kushtetuese) me arsyetimin se “akti nënligjor objekt gjykimi ka zgjeruar fushën e ndërhyrjes apo kontrollit pa kufizim që ushtron INUK në ushtrim të kompetencave të tij sipas ligjit për inspektimin, duke përfshirë edhe zona të tjera përveç atyre me rëndësi kombëtare. Një gjë e tillë nuk është në pajtim me kërkesat e ligjit për inspektimin dhe si e tillë as me nenin 118 të Kushtetutës”.Në rastin konkret objekt hetimi, INUK nuk ka vërtetuar se në cilin prej rasteve ka qenë për të ushtruar inspektimin në kantier ndërkohë që nuk ka arsyetuar dhe as ka argumentuar ndonjë prej rasteve të treguara në nenin 10/1. Po kështu me vendimin nr. 11 datë 27.03.2014, pretendohet se INUK ka shkelur në mënyrë flagrante ligjin pasi nga ana e inspektorëve të INUV është ushtruar kontrolli në kantier dhe INUV pranë Bashkisë Tiranë është shprehur për ligjshmërinë e zbatimit të lejes së ndërtimit dhe saktësisë së dokumnetacionit të ndodhur në dosje.Në përfundim të veprimeve hetimore, Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka paraqitur kërkesën për “masë arresti me burg” ndaj shtetasit Zyhdi Dajti. Kjo kërkesë është pranuar nga gjykata, me vendimin nr. 1339, dt. 19.06.2014.II. Kërkesa e Prokurorisë për kryeinspektorin e INUV, Bashkia TiranëHetimi ndaj Kryeinspektorit të INUV, Bashkia Tiranë, Florenc Hoxha, ka nisur në bazë të katër kallëzimeve të ndryshme, të ardhura në Janar 2013 dhe në periudhën Shtator-Tetor 2013. Këto kallëzime, pas hetimeve, janë bashkuar në një të vetëm dhe përmblidhen në këto problematika:- Kallëzimi i parë është bërë nga një shtetas, i cili ka pretenduar për veprime të kundërligjshme nga ana e INUV, Bashkia Tiranë, kundër pronës së tij që e ka fituar sipas ligjit. Nga hetimi i këtij rasti, rezultoi se, me urdhër të të pandehurit është prishur objekti në emër të kallëzuesit, pavarësisht se kishte vendim gjykate të formës së prerë që e pengonte INUV-in të ndërhynte.- Kallëzimi i dytë është bërë nga një shtetas, i cili ka pretenduar se, pavarësisht disa denoncimeve që ka bërë kallëzuesi pranë INUV-in për një ndërtim pa leje pranë pronës së tij, kjo strukturë nuk ka ndërhyrë. Problematika që ka prezantuar shtetasi kallëzues pranë INUV-it është konstatuar edhe nga ky i fundit. Por, nga hetimi rezultoi se, në cilësinë e Kryeinspektorit, i pandehuri Hoxha nuk ka marrë masat për prishjen e këtij objekti në momentin e konstatimit dhe që ishte në ndërtim. Aktualisht, ky ndërtim tashmë është funksional.- Kallëzimi i tretë është dorëzuar nga ana e Drejtorisë së Policisë së Qarkut Tiranë, e cila ka administruar të dhëna nga ana e qytetarëve të ndryshëm, të cilët referonin raste të ndërtimeve të paligjshme. Nga hetimi rezulton se për këto raste, INUV ka bërë konstatimet e ndërtimeve pa leje, është vendosur masa administrative “gjobë” dhe është urdhëruar pezullimi. Por, pavarësisht këtyre masave administrative, nga hetimi rezulton se Kryeinspektori nuk ka marrë asnjë masë për zbatimin e këtyre vendimeve dhe, si pasojë, ndërtimet e paligjshme kanë përfunduar dhe tashmë janë funksionale.- Kallëzimi i katërt është dorëzuar sërish nga një shtetas, i cili pretendon se i është prishur objekti i tij në kundërshtim me ligjin. Nga hetimi ka rezultuar se, objekti i ndërtuar nga kallëzuesi është prishur pa një vendim përkatës, ndërkohë që për këtë objekt ndërtuesi i saj kishte aplikuar për legalizim. Në momentin e prishjes së objektit, nuk kishte një përgjigje nga ALUIZNI nëse e pranonte ose jo kërkesën për aplikim. Për më tepër, tre ditë pas prishjes, poseduesit të ndërtimit pa leje i ka vendosur masën administrative “gjobë”. Ndërkohë që dy javë pas vendosjes së gjobës, Kryeinspektori ka kërkuar ndërhyrjen e Drejtorisë së Përgjithshme të Planifikimit dhe Zhvillimit Urban për trajtimin e mëtejshëm ligjor të disa rasteve të ndërtimit pa leje, ndër to edhe të ndërtimit pa leje të shtetasit kallëzues. Kërkesa është bërë, duke pasur parasysh faktin se ky shtetas kishte bërë kërkesë për pajisjen me leje ndërtimi para prishjes së ndërtimit. Ndërkohë, kërkesa që Kryeinspektori i INUV i drejton Drejtorisë së Përgjithshme të Planifikimit dhe Zhvillimit Urban kur objekti ishte prishur.Në përfundim të veprimeve hetimore, Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka paraqitur kërkesën për “masë arresti me burg” ndaj shtetasit Florenc Hoxha. Kjo kërkesë është pranuar nga gjykata, me vendimin nr. 1342, dt. 19.06.2014.