Kunata e Gate Mahmutaj: Tahiri të hetojë veten, e bënë Gaten si Bin-Laden

Ndërkohë që Policia e Shtetit ka marrë nën kontroll Lazaratin, kunata e Gate Mahmutaj, është shprehur shumë e shqetësuar për atë se çfarë po ndodh në fshat . Gruaja shprehet e shqetësuar nga të shtënat e armëve nga ana e policisë. Sipas saj në shtëpinë ku ajo jeton policia nuk ka gjetur asgje dhe se mban përgjegjësi vetëm për familjen e saj. Ajo i është drejtuar ministrit Saimir Tahiri që të hetojë veten e vet, pastaj fëmijët e saj dhe burrin.“Tahiri të hetojë njëherë veten e tij pastaj të hetojë fëmijët dhe burrin tim, se neve e shikojmë në televizor, popullin e thjeshte e fundosin”, u shpreh kunata e Gate Mahmutaj.E indinjuar, ajo është shprehur se policia i ka shoqëruar djemtë e saj që ditën e parë, kurse për bashkëshortin, nga frika se është vëllai i Gate Mahmutaj ajo thotë se ai nuk ka dalë nga shtëpia, por edhe atë do ta arrestojnë sepsë është i vëllai I Gates. Por ajo këmngul që në shtëpinë e saj policia ka bërë kontroll dhe nuk ka gjetur asgjë dhe nuk është e drejtë që asaj t’i mbahen djemtë në polici. Nëse kanë gjetur gjë në shtëpinë e Gates, thotë ajo, lë të mbajë përgjegjësi Gatja.“Mi kanë shoqëruar çunat që atë ditë, bashkëshortin do e marrën se është I vëllai I Gate Mahmutajt, në shtëpinë time nuk është gjetur gjë. I prura te shpia ime dhe nuk kanë gjetur gjë. Nëqoftëse ka gjetur gje te Gati, përgjigjet Gati, ai u dorëzua, pse e bëjnë Gatin si Binladen, cfarë ka bërë Gati, pse nuk gjejnë kokat e tjera po Gatin?”, foli e shqetësuar para mediave kunata e Gate Mahmutajt.ex/oranews online/