Operacioni në Lazarat, Qefalia: Dasho Aliko ka përgjegjësi ligjore. Berisha hartoi ligjin, por nuk e zbatoi

“Kryetari i komunës ka përgjegjësi ligjore dhe duhet të zbatoj ligjin. Një ligj që është hartuar nga ish kryeministri Berisha, i cili ngarkon me detyrë autoritetet vendore për të informuar policinë për zonat ku mbillen lëndë narkotike. Dasho Aliko ngarkohet gjithashtu me përgjegjësi ligjore”.Kështu është shprehur deputeti i PS, Xhemal Qefalia në studion e emisionit “Intervista e Mbrëmjes”.Pas vëzhgimit nga afër të situatës në Lazarat ,si anëtar i Komisioni të Sigurisë, në kuadër të sensibilizimit dhë mbështetjes ndaj forcave të policisë, Qefalia tha se forcat e rendit janë përballur me një situatë luftarake, pasi këta të fundit kishin përballë “kundërshtar jo imagjinar, me armatim që do e kishte zili dhe policia”.“ Ky është një veprim taktik i shkëlqyer i policisë së shtetit. Të kësh përballë kundërshtar jo imagjinar, me armatimin që do e kishe zili dhe policia, që nga kallashnikovi, snajperi, mortaja. Pra kemi të bëjmë me një arsenal të jashtëzakonshëm.Ai kritikoi qeverinë e mëparshme ,e cila sipas tij priti 8 vjet dhe nuk ndërmori një hap të tillë. Ai i quajti pa sens deklaratat e deputetëve të opozitës, të cilët mbështesin policinë, por jo ministrinTahiri.“Edhe në deklaratën e vonuar të tyre që priten ndërkombëtarët të solidarizoheshin me policinë sepse nuk besonin. Kishin 8 vjet dhe nuk e ndërmorën një hap të tille sepse Lazarati kishte kohë që kishte të njejtat shqetësime. Të thuash mbështesim operacionin e policisë dhe jo të ministrit është një nonsens. Ministr është në krye të një dikasteri kaq të rendësishëm, është ministri që përcjell vullnetin e plotë të kësaj mazhorance, për të vendosur shtetin dhe për ta hequr nga harta këtë njollë të zezë që kishte njollosur jo vetëm Gjirokastrën por gjithe shqipërinë”, tha ai.Qefalia theksoi se një operacion i t llë do ta pozicionojë Shqipërinë atje ku i takon të shkoj, në BE.“Fakti që banorët e mirëpritën dhe kryetari i Komunes vlerësoi punën e policisë tregoi se Shqipëria po vendoset në një vend aty ku kërkon të shkoj, në BE. Ky është sukses i policisë së shtetit dhe nuk mund t’ia mohosh vlerat”, tha aiQefalia dënoi fjalën e ish kryeministrit Berisha dhe e cilësoi atë si një veprim të dënuëshëm“Kam ndjekur, ish kryeministrin dhe disa deputetë opozitës, kam qenë në séancen e sotme, ata janë të shqetësuar te merakosur sesi po ndodh. Nuk më erdhi mirë që dikush nga keto u shpreh që të tregonte dhe mënyrën se si po hyej në Lazarat. U tha të largohen forcat nga Deviçani sepse kështu nuk veprohet, Ç’është kjo skemë që zbulohet tani, pse nuk u zbulua tetë vjet më parë. Kemi të bëjmë me një mungesë të vullnetit politik".Përjashtimin për 10 ditë të ish kryeministrit Berisha dhe mungesën e opozitës ditën e marrjes së statusit në fund të qershorit, Qefalia e sheh si zgjedhje të saj.“ Mbetet në cmimin e saj për të përcaktuar nëse do jetë apo jo ne sallën e parlamentit. Festa është për të gjithë shqiptarët, që me këtë qeveri arritën të marin statusin e vendit kandidat.Nga seanca nuk është përjashtuar opozita, por një individ dhe ky individ besoj se nuk ka pse të kushtëzoj gjithë opozitën”, tha Qefalia.INTERVISTA E PLOTESë bashku me disa kolegë keni udhëtuar drejt Lazaratit, si e morët vendimin për tu nisur?Për ne nuk ishte e vështirë, e vështirë është për punonjësit e policisë që kanë ditë që përballen me elementë kriminal. Vendimmarrja jonë ishte e natyrshme, në Komisionin e Sigurië u bë një propozim që përfaqësues të lartë të Komisionit do jenë të pranishëm për të takuar drejtues të lartë të policisë së shtetit që po marrin pjesë në operacion. Një grup kolegësh u nisën dhe kontaktuan me drejtuesit e lartë në shenjë solidariteti.Si e gjetët situatën atje?Ne nuk vajtëm për të kontrolluar situatën. Mesazhi që përcillte grupi jonë i Komisionit të Sigurisë ishte mesazhi për t’i dhënë mbështetje këtyre njerëzve, këtyre punonjësve me uniformë që po përballeshin me elemente shumë të rrezikshëm kriminal. Është për të theksuar që në takimin që patëm me drejtorin e Policisë së Qarkut pamë një mobilizim të jashtëzakonshëm dhe një këmbëngulje për ta vazhduar. Kjo, pavarësisht vështirësive dhe kanosjeve që ndodheshin vazhdimisht të përballur nga një zjarr i pandërprerë, si një situatë luftarake. Vendosshmëria e tyre linte për të krijuar një angazhim dhe nga ana jonë.Vizita juaj aty erdhi fill pas disa deklaratave të opozitës, si një ‘show banditesk’ i ministrit Tahiri?Është për të ardhur keq që opozita vazhdon dhe sot në parlament, edhe pas mbledhjes së Komisionit vazhdon ta shikoj veprimin e policisë si jo të rregullt dhe jo professional. Operacioni që ndërmori policia në Lazarat, në këtë zonë shumë problematike. Edhe në deklaratën e vonuar të tyre, që priten ndërkombëtarët të solidarizoheshin me policinë sepse nuk e besonin. Kishin 8 vjet dhe nuk e ndërmorën një hap të tille sepse Lazarati kishte kohë që kishte të njejtat shqetësime. Kjo aleanca e madhe e konsideruar aleanca e madhe kundër drogës, ajo që organizoi protesta, në momentin final ,kur polica e shteti veproi ne mënyrë korrekte, nuk ofroimbështetjen e duhur.Të thuash mbështesim operacionin e policisë dhe jo të ministrit është një nonsens. Ministri është në krye të një dikasteri kaq të rendësishëm, është minsitri që përcjell vullnetin e plotë të kësaj mazhorance. Për të vendosur shtetin dhe për ta hequr nga harta këtë njoll të zezë që kishte njollosur jo vetëm Gjirikastrën por gjithë Shqipërinë. Tashmë gjendja është vendosur në normalitet, banorët e kanë mirëpritur ardhjen e policies. Ne pamë goxha njerëz që digjnin lëndën narkotike si asnjeherë, nuk ka ndodhur që banorët ta djegin vet. Ky është një veprim taktik i shkëlqyer i policisë së shtetit. Të kësh përballë kundërshtar jo imagjinar, me armatimin që do e kishte zili dhe policia, që nga kallashikovi, snajperi, mortaja. Pra kemi të bëjmë me nje arsenal të jashtëzakonshëm. Ç’beri kjo qeverisje 8 vjet, si nuk arriti të ushtrojë kontroll që të mos e linte ketë vend jashtë hartës së Shqipërisë.Ndërhyrja me dhunë nuk ka qenë politika që do zgjidhnit ju..Pse ju mendoni që policia e shteti ndërhyri me dhunë, absolutisht jo. Policia veproi në mënyrë teper korrekte, ashtu siç po vepron në të gjithë Shqipërinë, për të vendosur rendin . Ka patur operacione jo vetem brenda territorit shqiptar. Marëvëshja që ka lidhur Tahiri me policinë anologe ka bërë që të sekuestrohet një sasi e madhe droge. Nuk vajti polica e shtetit për të bërë luftë në Lazarat, sepse dhe ata janë shqiptar dhe nuk mund t’i quajmë të gjithë të inkriminuar. Fakti që banorët e mirëpritën dhe kryetari i komunes vlerësoi punën e policies, tregoi se Shqipëria po vendoset në një vend, ate ku kërkon të shkoj, në BE.Kryetari është kërcënuar nga persona të paidentifikuar..Nuk e kam ndjekur këtë lajm por është ish-kryeministri Berisha i cili ka hartuar një ligj që ngarkon autoritetet vendore për të informuar policinë për ato zona ku mbillet lëndë narkotike. Kështu ka një lloj përgjegjësie. Pra është një ligj i miratuar nga qeveria e mëparshme dhe është një ligj që duhet zbatuar. Atje ngarkohen me përgjegjesi ligjore dhe kryepleqtë e fshatit, kryetari i komunes. Policia është të vendos rendin dhe të asgjesoj lëndët narkotike dhe këtë e beri më së miri. Atje zhvilloheshe luftë dhe ky është nje operacion i mirë studiuar. Ndaj gjej rastin t’i përshëndes, kanë qëndruar në mënyrë vigane, janjë heronj, kane luftuar me një bandë kriminale që kanë mbajtur peng jo vetem Lazaratin por edhe Shqipërine.Ka patur një shqetësim nga ana e opozites, veçanërisht nga Berisha, ku jane cënuar të drejtat e njeriut, ka patur hyrje padrejtësisht në shtëpi, kontrolle ,plaçkitje..Kam ndjekur ish kryeministrin dhe disa deputetë të opozitës. Kam qenë në seancën parlamentare sot. Ata janë të shqetësuar, të merakosur sesi po ndodh. Nuk më erdhi mirë që dikush nga këto u shpreh që të tregonte dhe mënyrën se si po hyej në Lazarat. U tha të largohen forcat nga Deviçani sepse kështu nuk veprohet. Ç’është kjo skemë që zblulohet tani, pse nuk u zbulua tetë vjet më parë. Kemi të bëjmë me nje mungesë të vullnetit politik. Ajo mazhorance e kaluar nuk e kishte këtë vullnet se jane po ata punonjës policie. Nuk mori Tahiri policë të tjerë, jane po ata. Nuk e di si mund te tregosh taktikat se se duhet të veprosh. Bashkë me punonjesit e policisë atje ka dhe pjestarë te tjerë të cilët janë përfaqësues të Prokurorisë së Krimeve të Rënda që shoqërojnë operacionin. Të jeni të bindur që çdo gjë është bërë brenda rregullave. Është monitoruar, ëhtë bërë procesverbali përkatës . Si anëtar i Komisionit të Sigurisë ky nuk do jetë përfundimi i këtij operacioni, do kontrollohet absolutisht në cdo vend që policia ka dyshime për mbajtjen e lëndëve narkotike dhe armatimin që kanë disponuar.Ka patur shumë armatim, personat që kanë qëlluar, jo të gjithë kanë rënë në pranga?Nga informacionet dimë që ka 13 të arrestuar, ka të tjerë që jane skeduar nga policia dhe është në taktikën e policisë që veprimet do kryhen. Do mbaj përgjegjësi secili individ që ka qëlluar mbi shtetin, mbi njerëzit që kryejnë detyra të përcaktuara në kushtetutë. Këeshtu që kjo punë nuk ka mbaruar, është një punë në vijueshmëri, aty ka qytetarë të ndershëm, ka njerëz punëtor dhe ka dhe individë të inkriminuar. Këta do jenë në bankën e te akuzuarve dhe lufta nuk përfundon këtu. Shqipëria vuan dhe nga një e keqe e madhe, është dhe një Lazarat tjeter, është sistemi i drejtësisë sepse nëse këta njerez kapen nga policia, vendosen në pranga dhe vendosen në bankën e të akuzuarve, do jetë e pafalshme që prokuroria, gjyqtarët t’i nxjerrin të lirë, do kemi të bëjmë me nje dështim të këtij sistemi.