Panariti në zonat e përmbytura në Laç e Lezhë, “Duhen punime cilësore që të harrohet ky problem”
Lezhë- Situata e krijuar nga permbytjet ne Lezhë e Kurbin është inspektuar nga Ministri i Bujqësise Edmond Panariti.Nga zona e Milotit ministri Panariti foli për nevojën e disiplinimit të perrenjve malor, duke shtuar se po kryhet një ndërhyrje emergjente për hapjen e kanalit të ujerave të larta që përshkon zonen e Kurbinit.“Ndërhyrja kryesorë është te kanali i ujërave të larta të kulluara të Kurbinit, i cili ka një funskion të dyfishtë, është kanal që kullon, por edhe vaditës.Por tani emergjenca kryesore është që të kullojë, për arsye që të përballojë të gjitha ato flukse të papërmbajtshme të përrenjëve malor”, tha ai.Më pas Panariti është ndalur në hidrovorin e Tales në Lezhë, ku ka parë nga afër investimin që po kryhet.Përfundimi i tij, tha Panariti, i jep fund problemit të përmbytjeve në Komunat Shënkoll, Zejmen dhe Kolsh në Lezhë, ndërsa problem mbetet furnizimi me energji.“ Në këtë moment unë ndodhem këtu për të parë gaditshmërinë e pompave me energji elektirike. Ky është një problem shumë i rëndë. Hidrovorët, jo vetëm i Talës, porn ë përgjithësi hidrovorët e vendit duhet të kenë patjetër furnizim të pandërprerë me energji elektirikeNë Qarkun e Lezhës Bordi i Kullimit ka nisur pastrimin e kolektorëve në zonat e permbytura.