Kurse falas për të papunët? "Alarm" zbulon mashtrimin e Veliajt
Tirane- Edhe pse ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Erion Veliaj ka nxjerrë një vendim që për të gjithë të papunët do të ofrohen kurse profesionale papagesë, në zyrat e punës ndodh e kundërta.Kamera e “Alarm” ka shkuar në zyrat e punës dhe është interesuar për një kurs kompjuteri, por fatkeqësisht kursi për kompjuter nuk ishte falas, por duhet të paguajë një tarifë të caktuar, çka bie ndesh me atë që ka thënë ministri Veliaj.Përveç kursit të kompjuterit me pagesë ishin edhe disa kurse të tjera, si gjuhët e huaja apo grafik dizajner.Sipas punonjësve të zyrave të punës kursi i kompjuterit nuk bën pjesë në kurs profesional, por është kurs i formimit bazë dhe si i tillë duhet të paguhet.Veliaj premtoi se te gjitha kurset ishin falas Ministri Veliaj në datën 12 dhjetor 2013 është shprehur kështu: Duke filluar nga e hëna të gjithë qendrat e formimit profesional do të ofrojnë gratis të gjitha kurset pa përjashtim dhe kjo është një kosto që do të mbulohet nga buxheti i shtetit.Jo vetëm kaq "Alarm" disponon edhe urdhrin e ministrit Veliaj me numër 286, datë 16.12.2013 ku thuhet shprehimisht: "Urdhëroj, që kurset e formimit profesional të ofruara nga Drejtoria Rajonale e Formimit Profesional, për punëkërkuesit e papunë, të regjistruar në zyrat e punës, dhe përsonat në grupet në nevojë janë falas."Vendimi nuk ka ekuivok, pra nuk thuhet përveç, por kjo qendër çdo lloj kursi që ofron e ka falas, pastaj shton grupet e tjera, vajzat e trafikuara, komuniteti rom, përsonat që kanë bërë burg, përsonat me aftësi të kufizuar, etj.Per kompjuter dhe gjuhe te huaj duhet të paguashDrejtori i Qendrës së Formimit Profesiona 4, Arben Sinoymeri e shpjegon këtë fakt se fillimisht për kurset e berberit apo të parukerisë u vendos që të kishte një tarifë, por pas vendimit të ministrit ne e hoqëm këtë tarifë.“Është e vërtetë se në bordin drejtues të qendrës profesionale në kurset e berberit, të estetikes ka qenë një ide që ne të mbanim një tarifë prej 7 mijë lekësh për efekti që nuk mund të përballonim koston e këtyre kurseve sepse janë kurse komplemetare, të zgjedhura për një elitë punëkërkuesish.Në këtë kontekst me reagimin që ka pasur ministria unë automatikisht kam urdhëruar që mos realizohet asnjë mandate pagese. Ne aktualisht nuk marrim tarif pranimi për asnjë kursant me përjashtim të kompjuterave dhe gjuhëve të huaja, të cilat nuk japin zanat”, tha Sinoymeri.Kur urdhri ndryshon rruges Edhe Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë e kontaktuar nga redaksia e “Alarm” ka dhënë shpjegimin se “Drejtoria Rajonale e Formimit Profesional ofron kurse të formimit profesional si dhe kurse të gjuhëve të huaja. Kurset e formimit profesional ofrohen falas dhe me pagesë. Kurset me pagesë janë të gjitha kurset e gjuhëve të huaja dhe të kompjuterit.”Sipas drejtorit të Arsimit dhe Formimit Profesional në Ministrinë e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Agron Pëllumbi fjala e ministrit qëndron vetëm për kurset profesionale.Ndiqni të plotë emisionin "Alarm"