Videot e Braçes: "Horri" vijoi të shajë e të fyejë edhe me dyer të mbyllura

Deklaratat ofenduese të ish kryeministrit Berisha në Kuvend nuk kanë mbaruar aty ku kreu I Parlamentit urdhëroi ndërprerjen e seancës dhe më pas mbylljen e kamerave dhe nxjerrjen jashtë të gazetarëve.Deputeti I PS-së Erjon Braçe publikon në facebook videosekuenca të asaj çfarë ndodhi pas dyerve të mbyllura, duke deklaruar se Berisha "horri" siç e quan ai ka vijuar të ofendojë edhe gratë e tjera në Kuvend.Në video duket një grumnull deputetësh që janë vendosur përpara foltores, ndërsa garda rrethoi Berishën për të shmangur çdo incident mes deputetëve. Ndërkohë që në sfond dëgjohen dhe ministri I Shëndetësisë Ilir Beqaj që thërret "turp" turp".  Menjëherë pas këtij incidenti opozita u largua nga seanca.