Fier, vrasja e biznesmenit Suli, familjarët kërcënohen në gjyq
Fier-"Po kercënohemi me jetë në sallën e gjyqit". Ka qenë kjo deklarata e familjes Suli ditën e sotme pas seancës së radhës penale në Gjykatën e Shkallës së Parë të rrethit Fier.Maratona e këtij proçesi gjyqësor filloi pas vrasjes së 46 vjeçarit Naim Suli para shtëpisë së tij në lagjen "Liri" më 10 nëntor të 2012.Pas një viti e gjysmë, kohë në të cilën janë zhvilluar rreth 25 seanca gjyqësore, sot familja Suli pretendon se është kërcënuar me jetë nga autorët e dyshuar për vrasjen e Naim Sulit, në një kohë kur edhe vellait të viktimës Namik Suli i është bërë një atentat.“Më nxorën forcërisht nga gjykata, në sy të Prokurorit, në sy të tre gjykatësve dhe të avokatëve të t yre mbrojtës morëm kërcënime të ndryshme për fëmijët tanë, për 8 fëmijët tanë që janë të vegjël dhe ai prokurori i çështjes ktheu kurrizin”, thanë familjarët.Familja Suli tregon se edhe vet prokurori e ka pranuar faktin qe i ka dëgjuar kërcenimet në sallën e gjyqit.Seanca gjyqësore është shtyrë pas kësaj situate ndërsa në lidhje me kërcenimet, familja Suli thotë se do t’i drejtohet policisë.
(Në foto: Biznesmeni i vrarë Naim Sula)