Blair drejton mbledhjen e Qeverisë, Rama: Faleminderit Kryeministër!

Tiranë - Ish-Kryeministri i Britanisë së Madhe ka drejtuar sot mbledhjen e Qeverisë shqiptare, i ftuar nga Kryeministri Edi Rama.Kreu i Qeverisë shqiptare e quan “kryeministër”, Blerin, në njoftimet e tij, nisur nga fakti se e ka zgjedhur si këshilltar të Qeverisë së tij.Duket se mbledhja jashtë radhe e Këshillit të Ministrave të Shqipërisë sot, nën drejtimin e Bler, ka qënë mbrëselënëse, pasi në përfundim, Kryeministri Rama, ka lënë një mesazh në Twitter.“Një mbledhje informale e Qeverisë me Kryeministrin Tony Blair për arritjet, problemet dhe objektivat e gjysmës së dytë të vitit,” – shkruante Rama në Twitter, paradite.Ndërsa, pas përfundimit të mbledhjes, ai i konsidron si një “privilegj të jashtëzakonshëm, orët e frytshme që sapo kaluam në kabinet,” duke e mbyllur sërish njoftimin me “faleminderit, Kryeministër!”Ardhja suprizë e Blerit vjen në një moment të rëndësishëm për integrimin e vendit, vetëm pak ditë para vendimarrjes për statusin po kështu dhe pas një aksioni të bujshëm të shtetit në Lazarat.Toni Bler është këshilltar i Qeverisë Rama, marrëveshje kjo e firmosur që para zgjedhjeve të qershorit, rezultati i të cilave riktheu të majtët në pushtet.ar.sh/s.g/Oranews.tv123