Sarandë, Çelet për herë të parë Festivali Ndërkombëtar i Filmit
Sarand-Mbrëmjen e së martës u çel në Sarandë Festivali Ndërkombëtar i Filmit.Pesë netë rradhazi Saranda, qyteti i turizmit, për herë të parë do të kthehet në një qendër për mbledhjen e kineastëve, prodhuesve dhe shpërndarësve kryesisht në industrinë e filmit, pothuajse si Sarajeva dhe Selaniku.Festivali është konceptuar si festivali i filmit të plotë ‘fiction’. Eshtë festival Open Air dhe konkurenca kryesore zhvillohet në mbrëmje në kinemanë e hapur të qytetit dhe në kinoteatrin “Butrinti”.Gjatë pesë netëve do të konkurojnë 26 filma me metrazh të shkurtër dhe 7 filma me metrazh të gjatë. Ndërkohë një juri në fund të festivalit, do të japë çmimet.Risi e këtij festivali është edhe ajo se njëri prej çmimeve do të jetë Çmimi i Sarandës.Artisë të njohur të skenës dhe ekranit, të ftuar nga sfera të ndryshme të shoqërisë, dhe shumë qytetarë të Sarandës morën pjesë në çeljen e Festivalit.“Që para një viti kur nisi të ideohej organizimi i këtij Festivali Filmit në Sarandë, e vumë në sajtet e bashkisë por atëherë nuk u besua. Po ja ku është dita e sotme që ne shohim realitet organizmin e tij. Prandaj me të drejtë mund të shprehem nga kjo natë event sonte, vendeve si Kana, Selaniku e Sarajeva pse të mos i shtohet edhe Saranda, si vendi që arrin të realizoj Festivalin Ndrëkombëtar të Filmit”, tha kryetari i bashkisë së Sarandës, Stefan Çipa.Drejtori i Festivalit Ndërkombëtar të Filmit, Edmond Topi në çelje të këtij eventi tha se “merita e realizimit të këtij Festivali ështe e kryebashkiakut Çipa”, i cili dha ok-in për realizimin e tij.“Stephane Foenkinos, drejtori i Filmit ‘La Delicatesse’, film komedi me metrazh të gjatë, ka ardhur nga Franca. Ai ndjehet i lumtur që këtë film në bashkëpunim me vellain e tij, e shfaq në vendin tone”,tha Topi..Artistet e vendit, Margarita Xhepa e Tinka Kurti, pjesëmarrëse në event, shprehën vlerësimin e tyre për Festivalin Ndërkombëtar të Filmit“Unë i admiroj dhe vlerësoj Festivalet e Filmit, kudo ku ato organizohen. Kudo ku ka festivale ka njohje, zbutje shpirtërash aq më bukur në Sarandë”, tha Xhepa.Le të shpresojmë që të jetë ky një fillim i mbarë, tha regjisori Pirro Milkani. “Saranda është një qytet i veçantë. Më kujtohen disa skena të mrekullueshme ku unë kam xhiruar disa skena, si tek filmi “Ballë për Ballë”, tha Milkani.