Ora News në Lazarat, ndjek hap pas hapi operacionin e policisë
RTV Ora News prej pesë ditësh ka ndjekur aksionin e policisë në bashkëpunim me forcat RENEA dhe ato të ndërhyrjes së shpejte në Lazarat duke përcjellë në kohë reale të gjitha informacionet minutë pas minute por edhe përmes transmetimeve live nga Lazarati dhe zona e Derviçanit.Mëngjesin e sotëm gazetari Patrik Sadikaj paralajmëroi se dita e pestë do tw ishte dhe finalizimi I aksionit, duke shpjeguar dhe taktikën që po ndiqte policia.“Ka një situatë më të gjerë operacionale, policia ka vendosur që të marrë më shumë autoritet në rajon në mënyrë që të ketë një ndërhyrje totalë më pas drejt fshatit Lazarat”, tha gazetari i Ora News Patrik Sadikaj i cili ndodhej në Lazarat.Ndërkaq ekipi tjetër i xhirimit, gazetari Gentjan Bellaj me operatorët Ermanl Noka dhe Besnik Sulejmani kane ndjekur nga afer aksionet e policisë ne hyrje të Lazaratit.“Po ndjekim një operacion të policisë e cila do të avancojë në ato shtëpi që nuk i kanë marrë ende”, tha gazetari Bellaj.Ajo që vërejtën dhe përcollën gazetarët e Ora News ishte fakti se shumë banorë të Lazaratit kërkaun ndihmën e policisë për tu lagruar nga fshati duke braktisur shtëpitë e tyre në ditën e 5-të të aksionit policor.Ndërkaq në pjesën që u kontrollua që në ditët e para nga policia parcelat janë bosh, pasi është asgjësuar bima narkotike, ndërsa gëzhojat e plumbave të kujtojnë fare mirë atë që ka ndodhur këto 5 ditë shoqëruar me të shtëna armësh pafund.Gjatë 5 ditëve të aksionit policor RTV Ora News ka përcjellë zërin e policisë si dhe autoriteteve të tjera shtetërore, të kreut të kësja komune por edhe banorëve të fshatit.