Durrës, përmbytjet pushtojnë periferinë e qytetit, zonat bregdetare nën pushtetin e ujit

Durrës-Po kthehet në bezdi situata e shpeshtë si rezultat i përmbytjeve në  qytetin e Durrësit.Reshjet intesive të ditëve të fundit kanë përmbytur zona të tëra në Shkozet, plazh dhe periferinë e Durrësit, duke nxjerrë në vëmendje dhe një herë situaten skandaloze ku ndodhen kanalizimet.Nga reshjet e shiut ka pasur rrëshqitje në kodër-vilë, ndërsa u pezullua puna për rreth 2 orë në portin e qytetit.