Plazhi i Patokut i lënë në harresë, ndërtimet pa kriter dëmtojnë plazhin

Me mijëra pushues që dikur frekuentonin plazhin e Patokut, sot e kanë lënë në harresë atë.Dora e njëriut, ndërtimi pa leje dhe zaptimi i tokave e kanë trasformuar bukuritë e Lagunës Patok. Plazhi tashmë përdoret vetëm për peshkim dhe për të shijuar peshkun..Ndërkohë, disa pushues kanë zbuluar një pjesë me rërë, por për të shijuar rrezet e diellit, ata duhet të kalojnë nëpër drurët e prerë, të cilët shërbejnë si urë deri në pjesën e rërës.Shkatërrimi i kësaj zone me bukuri të rralla natyrore të bregdetit, vjen si pasojë e mungusës së investimit në Lagunë nga strukturat përkatëse.Kësisojë, pushuesit detyrohen të kalojnë pushimet diku tjetër, larg lagunës së Patokut.