Korçë, Breshëri dëmton fshatrat për herë të dytë brenda javës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 19 Qershor 2014, 17:00
Korçë-Stuhitë me shi dhe breshër shkaktuan dëme të tjera ne fshatrat e Korçës.Me dhjetra hektarë sipërfaqe me pemtari dhe kultura bujqësore kanë pasur të njejtin fat si prodhimet e fermerëve në komunën Pojan në fillim të javës..Breshëri i rënë mëngjesin e sotëm ka dëmtuar prodhimet në zonën e Devollit, në fshatrat Zemblak, Cangon dhe Mançurisht.Fermerët pohojnë se kjo është hera e dytë brenda javës, ku prodhimet goditen nga breshëri.Edhe pse është hera e dytë brenda pak ditëve, fermerët pohojnë se inspektorët e bujqësisë nuk kanë ardhur ende për vlerësimin e dëmeve të shkaktuara në kulturat bujqësore, të cilat sipas tyre kanë qenë të konsiderueshme.