Alarmante abuzimi ndaj fëmijëve, në 5 vite 118 fëmijë kanë raportuar për abuzim seksual
Në 5 vitet e fundit, në linjë e këshillimit “alo 116”, ka patur 118 raportime të fëmijëve për abuzim seksual. Ndërkohë po nga i njëjti raport thuhet se 528 fëmijë janë abuzuar ose kanë qenë dëshmitarë të abuzimit fizik. Pas nuk mbeten as raportimet mbi dhunën në familje ku 362 të mitur kanë kërkuar këshillim nëpëmjet telefonit. Qendra në mbrojtje të të drejtave të fëmijëve thotë se telefona ka patur edhe në orën 4 të mëngjesit ku fëmijët të shqetësuar kanë raportuar problemet e tyre.“528 çështje të abuzimit fizik, 558 të problemeve me mësuesit, 372 Վështje me problemet akademike, 271 që i referohen problemit të pulizmit, 2440 që lidhen me problemet e bashkëmoshatarëve, 239 çështje u referohen divorcit të prindërve, 214 çështje janë më problemet vllazërore, 1176 çështje u referohet kërkesës për informacion në lidhje me substancat psikoaktive, 176 janë në lidhje me mërzitjen dhe depresionin”.“Alo 116 është një burim i jashtëzakonshmë informacioni sepse është në kontakt të vazhdueshëm 24 orë, për fëmijët”Po në shifra shqetësuese qëndrojnë edhe marrëdhëniet mes fëmijëve-prindërve dhe bashkëmoshatarëve të tyre. 558 prej tyre kanë shprehur problemet me mësuesuit ndërsa 2440 për problemet që kanë ndeshur me bashkëmoshtarët ndaj fyerjet diskriminimi apo zënka të thjeshta. Problemet në familjen janë reflektuar në këto telefonata ku operatorët e këtij shëbrimi kanë pyetur 1027 fëmijë të cilët kanë raportuar nëpërmjet telefonit marrëdhniet jo të mira mes prindërve.