"Shkrihet" kufiri doganor Shqipëri-Kosovë, Spiropali: Pikë të përbashkët doganore pa referencë
Lehtësohen procedurat për shkëmbimet tregtare dhe njerëzore midis Kosovës dhe Shqipërisë.Drejtoresha e doganave Elisa Spiropali e konfirmoi këtë fakt në një takim me homologun kosovar Lulëzim Rafuna .Spiropali deklaroi se së shpejti do të krijohet një pikë e përbashkët doganore si dhe do të hiqen referencat .Ndërsa për sezonin e verës drejtoresha e doganave bëri me dije se do të thjeshtohen procedurat për lëvizjet e qytetarëve.Drejtori i Përgjithshëm i Doganave në Kosovë Lulëzim Rafuna, u shpreh se në bazë të marrëveshjes së arritur mallrat dhe qytetarët do të kalojnë pa asnjë pengesë.Dy drejtoritë e Doganave kanë ngritur Task Forca si pjesë kryesore për implementimin e kesaj marrëveshje bashkëpunimi, e cila synon lehtësim të procedurave doganore midis dy vendeve tona.