Arrestimi i Vandam dhe Gate Mahmutajt, dosja me emrat e të kërkuarve u dorëzua nga Burgaj

Tirane- Duket se të gjithë burrat e familjes së Gate Mahmutajt kanë qënë të përfshirë në sulmin kundër policisë në Lazarat.Me urdhër të Prokurorisë për Krime të Rënda është arrestuar nga policia Vandam Mahmutaj, djali i personazhit më të njohur në fshatin e hashashit këto ditë.Akuza ka arritur të provojë se 19- vjeçari ka qëlluar me armë anë drejtim të policisë nga kapanoni i famshëm i  ndërtuar nga babai i tij, në krah të fshatit Derviçan.Gjatë kontrollit të kapanonit dhe vendit ku është kultivuar lënda narkotike, ekspertët kanë gjetur 225 gëzhoja.Prokurorët thanë se gjatë këqyrjes fizike të duarve të 19 veçarit Vandam Mahmutaj, janë gjetur shumë mbetje baruti, që vërteton se 19 vjeçari ka qëlluar në drejtim të uniformave blu.Faktor plotësuese të barutit, sipas ekspertëve të policisë shkencore, janë gjetur edhe në trupin e Gate Mahmutajt, ndaj të cilit tashmë është ngritur akuza e vrasjes në rrethana cilësusese të mbetur në tentativë.Grupi hetimor i posaçëm ngritur nga prokuroria për Krimet e Rënda  përvec gjurmëve të barutit, kanë siguruar dhe disa prova të tjera si gjurmë gishtash në kapanon dhe paketat e kanabist,të cilat janë sekuestruar në tokën e familjes Mahmutaj.Edhe ndaj të dyshuarve Emiljano Aliko dhe Mateus Boçi janë siguruar prova që vërtetojnë se edhe kanë qëlluar mbi efektivat e frocave renea dhe ndërhyrjes së shpejtë.Të 4 të arrestuarit e parë nga Prokuroria për Krime të Rënda, kanë mohuar akuzat. Ata pritet të dalin mesditën e nesërme para Gjykatës së Krimeve të Rënda, për tu njohur me akuzat dhe kërkesën për izolimin e tyre në qeli deri në përfundim të hetimeve.Prokuroria për Krime të Rënda që në shtator të vitit të kaluar ka nisur hetimet për disa baronë të kultivimit dhe trafikimit të drogës nga Lazarati, pas dosjes së dërguar në prokurori nga ish Drejtori i Përgjithshëm i policisë Hysni Burgaj.Por për shkak mos hyrjes së policisë ka mbetur vetëm në fazën e hetimit. Aksioni i policisë në Lazarat,i ka kaluar hetimet në një tjetër fazë, ku një e nga të gjithë emrat e listës së zezë së policisë po vihen para drejtësisë.Pritet në ditët në vazhdim, edhe arrestimi i disa personave të tjerë, tashmë të shpallur në kërkim nga prokuroria për llogari të dosjes voluminoze të dorëzuar nga aviatorët italian, që fotografuan dhe filmuan Lazaratin nga ajri.