Berisha: I di të gjithë bosët e Lazaratit, ka qenë politika ime mos ndërhyja
Konferenca e plote per shtyp e Sali Berishes: “Përshëndetje! Erdhakëtu sot, se problemet teknike të lidhjes live nga kati i 14-të nuk ishin tëmundura kaq shpejt. Por jam këtu para jush, së pari për tu deklaruar tëgjithë mbështetësve, anëtarëve, simpatizantëve, mbështetësve të PD-së, por edhegjithë qytetarëve shqiptarë, se ndihem i nderuar nga vendimi i “aleancës sëqelbësirave” sot, ndaj Sali Berishës.
EdvinKristaq Rama, ky neobllokmen, në psikologjinë mizerabël të etërve të tij, itërbuar nga të vërtetat dhe i tmerruar prej tyre, zgjodhi si rrugë përjashtiminnga platforma e parlamentit, duke harruar se ballafaqimi është rruga e sëvërtetës dhe se unë të vërtetën do ta mbroj çdo ditë kudo që ndodhem mevendosmërinë më të madhe. Ata të cilët kanë inkurajuar si ai, incidentet më tërënda në parlament, përdorimin e kaishit, sharjet më brutale ndaj deputeteve tëopozitës, tani na bëjnë virgjëritë. Tani sapo u thanë disa të vërteta uhoqën si më të kulluarit. Më lejoni të bëj një sqarim. Katër muaj më pare, nërast se ju riktheheni në arkivat tuaja, do të gjeni një zotim timin: Edi Ramatë mos shajë njerëzit, se unë do ti kthej në fytyrë e në surrat, që të gjithasharjet që ti do bësh për cilindo shqiptarë, dhe unë jam shumë konseguentë nëkëtë. Pse? Nuk të është dhënë kurrë pushteti që të fyesh dinjitetin e tjetrit.Ti je deputet, je kryeministër edhe po të shanë duhet të durosh, por vetëpushtetin, i rrethuar nga badiguardë dhe i mbrojtur deri në qiell, ti nuk mundta përdorësh për të sharë të tjerët. Konseguent me këtë deklaratë, ia kamkthyer ato që qytetarët nuk kanë mundur të bëjnë dhe konseguentë mekëtë deklaratë, do t’ia kthej një për një fytyrës së tij sa herë që ai tëveprojë në këtë mënyrë. Rasti i sotëm ishte nga më dramatikët. Siç është marrëvesh nga mediat dhe të gjithë shqiptarët, dhe unë vetëm thashë pjesën eparë prandaj edhe vegla e tij Meta, ndërpreu seancën, në një darkë ditëlindjejeme 20 e ca zyrtarë, pasi shpërthen si i çmenduar, si i dezikuilibruar ndaj AdiKrastës, për të cilin unë, së pari nuk kam asnjë lloj miqësie me të, dua tasqaroj por kjo nuk më pengon mua kurrë të mbroj mediat, nuk më pengon ti thematë që nuk ia thonë dot qytetarët publikisht. Pasi agreson atë dhe shkon megojë të hapur si gorrillë për ta kafshuar, dy zonja të pranishme në darkë hyjnënë mes për të qetësuar situatën. Njëra zonja Kumbaro, tjetra zonja Veliaj. Juakthen, do të më falni për shprehjet tani, ti prostitutë, ti e tillë e ti eatillë, dhe burrat e tyre ulin kokën e nuk thonë një fjalë. Tani do ti them EdiRamës. Jo në gjininë e grave të familjes tënde, por ty personalisht, do timbash për vete të gjitha këto fjalë që I ke thënë atyre dy zonjave, natyrishtjo në rrethin femëror të familjes, sepse nuk mundet kurrë një kryeministër, tëbëjë një ofendim të tillë publik, as edhe privat, ndaj një nëne, ndaj njëzonje, ndaj një vajze, ndaj një burri dhe ndaj askujt. Ti ndajmë gjërat. Edhenjëherë, jam këtu për ti rikujtuar që sa herë që të dezekuilibrohet dhe tëshajë një njëri do t’ia kthej në fytyrë me të njëjtën monedhë, në emër të atijqë nuk flet dot. Kjo është e prerë. Njërit desh i shkuli veshin, para se tëvinte në pushtet. Ju kujtohet! Një diplomati të shkëlqyer të këtij vendi dhepastaj ngeli si i marrë duke shkulur veshin kudo që shkonte për të zbutuaraktin që kishte bërë. Edhe po të mos ndërhynte Veliaj, që fliste si ... çfarëti them, kjo do të ishte çështje kryesore sot e diskutimit tim. Jua themkëtu, do të ishte temë kryesore. Nuk mund të vazhdoja unë pa mbrojtur dinjitetine qytetarëve të shkelmuar nga kryeministri. Kur njëri ka frikë, tjetriduhet të guxojë dhe nuk duhet kurrë që këto të kalojnë, pa u kundërshtuar në mënyrën më adekuate.
Sëdyti, Edi Rama u tmerrua nga denoncimi që unë i bëra euro-llotos “Eurofile”,një rrjet i tërë makinerish, lojërash fati, që dominojnë në Vlorë dhegjerësisht të hapura në Tiranë dhe po përhapen me shpejtësi në gjithëShqipërinë, për të cilën, për të gjithë shqiptarët, janë djemtë e Arta Dadesdhe Greg Rama, që tani rrethohet nga të katër anët nga Garda. Nëse ka nevojëpër mbrojtje le ta mbrojnë, nuk them, po ka apo nuk ka ajo është puna ... se janëpara taksapaguesish. E tregova me gisht Ramën dhe Rama kishte shumë kohë për tëpërgënjeshtruar me vepra , por vetëm faktoi me vepra. Eurofile, Eurolloto,është loto e këtyre personave, mund të ketë edhe të tjerë aksioner, nuk i di,por këta i di me siguri, mund të jetë edhe Xhafa kund i implikuar nëpërmjetvëllait, duhet parë.
Natyrishtnjë problem tjetër jashtëzakonisht të rëndësishëm unë kisha çështjen ematurave. Këtë vit është bërë një batërdi me maturat. Në provimin e letërsisë,me mijëra maturantë, kanë shprehur pakënaqësinë e tyre ekstreme nga vlerësimiqë ju është bërë. Qindra prej tyre kanë krahasuar testin e publikuar nga ministriame përgjigjet që kanë dhënë dhe ju kanë dalë identike. Çfarë kanë kërkuar këta?Këta kanë kërkuar thjeshtë rivlerësim dhe në kundërshtim me çdo etikë, me çdorregull. Zëdhënësja e Edi Ramës për arsimin, del dhe thotë se nuk do të ketëabsolutisht rivlerësim, sepse absolutisht kanë kryer një akt mafioz me provimete maturave dhe me veprimin e tyre kanë ulur minimumi dy nota. Mepraktikën që ka përdorur. Dhe në qoftë se nuk kanë bërë këtë, le të marrin dhetë rivlerësojnë testet. Ky është një mekanizëm për t’jua dërrmuar ëndrratatyre, sepse mbi bazën e sistemit të pikëve ata humbasin të drejtën përnjë seri fakultetesh për të cilat ata mund të kenë punuar me përkushtim katërvite. Kjo ka ndodhur me provimin e letërsisë dhe kjo është në kuadër të politikëstë kufizimit të pranimeve në universitete. Po në qoftë se nuk është kështuçfarë të kushton. Rishqyrtoji. Ti autoriteti je, je ministria, ty nuk tëimponon kush. Çdo vit matura ka pasur komisionin e rishqyrtimit tëankesave dhe një vit që nuk deshëm jua imponova, sigurisht. Se dhe mua më thanënjë vit;- jo nuk ka nevojë. Jo ju thash ka nevojë që çke me të. Po pse kefrikë ti nga rivlerësimi. Përkundrazi , ti do ti thuash atij djali apo vajze ,urdhëro ja ku e ke defektin dhe ata absolutisht janë objektiv. Kanëshitur tezat dje gjithë ditën të lëndëve të zgjedhura dhe janë shpërndarë atoqë në ora dhjetë. Ka emra mbiemra të personave që kanë bërë këtë. Pra nënjë mënyrë shumë të pa ndershme, qeveria kërkon të kontrollojë futjet në universiteteduke i goditur ato. Tezën e matematikës e kanë botuar mediat, natyrisht,nuk mund të vepronte ndryshe kjo qeveria e Edi Ramës, nuk mund të kishtestandard tjetër, përveç këtij. Por unë e dënoj me ashpërsinë më të madhe.Kjo është pjesa e pa shpallur e reformës arsimore që ai pretendon, e cila kavetëm një qëllim të varrosë mijëra e mijëra endërra të të rinjve shqiptarë.Asnjë qëllim tjetër. Jua them studentëve, prindërve, pedagogëve, asnjë qëllimtjetër që ai trumbeton dhe dështoi, ka si qëllim final vetëm shkatërrimin eendrrës më të bukurave që kanë të rinjtë dhe kjo është ëndërrauniversitare. Natyrisht kjo betejë do të vazhdojë.
Sëtreti, theksoj edhe njëherë, duke mbështetur plotësisht, përpjekjen epolicisë për të vënë nën kontroll çdo metër katror të këtij vendi, dukembështetur plotësisht përpjekjet e policisë për të luftuar kriminalitetin dhetrafiqet e këtij vendi, dënoj të gjitha lidhjet e Edi Ramës dhe suitës së tijme trafiqet dhe krimin. Këto ditë ju keni dëgjuar të lakohet emri i GateMehmetit, një qytetar nga Lazarati. Përgjegjësitë e tij ligjore do ti nxjerrëprokuroria dhe unë nuk them as që ka apo nuk ka. Është prokuroria në hetim, porju them një gjë. Dhjetë herë të pa krahasueshëm me Gaten janë Gatet në Parlament.Si mund të luftojnë këta trafiqet? Si mund të luftojë Edi Rama trafiqet, kur meBelindën bënë çdo gjë që sallonin e VIP-ave ta përdorin për trafiqe. KurBelinda, që i shtron qylymin e kuq, se përveç atij që i shtrohet në aeroport ishtrohet një tjetër sa herë kthehet dhe ngjitet në verandë për kafe, nashoqëron Riformaton? Si mund të luftojë Rama trafiqet kur në i themi ka avionëe ai na thotë që ka mushkonja. Si mund të luftojë Rama trafiqet? Kë mund tëbindë Rama për trafiqet? Mbasi Ergysi i tij, që për definicion duhet të jetëpersoni më i pastër, më me integritet se është njëshi i antikorrupsionit tëvendit, gjendet me targa dhe makina të malavitës. Dhe rëndom thuhet se ështëfurnizuesi i kokainës direkt për Ramën. Nuk e di! Po them çfarë thonë. Por qëdrejtori i antikorrupsionit të gjendet me targa trafikantësh dhe me targa tëtjera trafikantësh brenda dhe që policët të shkarkohen dhe jo ky, kjo ndodhvetëm në Shqipëri. Si mund të na bindin këta se luftojnë trafiqet. Në një kohëqë unë ju deklarova juve, që një oficer i qarkut të Fierit më informoi,se në tre raste kanë parë avionin në Bedat dhe kanë marrë urdhër të mos merrenme të, dhe na rezultoi në sallën e gjyqit, komisari i luftës ishte direkt nëpritje të avionit dhe se makina është nisur nga komisariati. Njëra, sepseka pasur disa, ka pasur edhe nga Tirana. Si mund të luftojnë këta trafiqet, kurishin të lyer nga koka deri tek këmbët me rrjetin e kokainës Shqipëri-Kosovë?Pa shkoni pak në zonë dhe bëni një hetim të thjeshtë. Për kë punonin baronëte kokainës në Fushë Kuqe? Jua tregojnë me gisht, për ata që njoftuan të ikë tëlargohet. Në Kosovë operacioni u krye, këtu dështoi. Si mund të besojmëse këta po luftojnë trafiqet?! Në një kohë kur në listën e tyre nuk kishinasnjë nga bosët e hashashit të Lazarait në listë. Po pse? Sepse me ta punonqeveria, punojnë serezët e qeverisë! A e dini ju se Edi Rama, nëpërmjetzëdhënësit të tij, me një ndrikull droge në media, i çoi 20 mijë euro gazetaritpër t’ia bllokuar reportazhin dhe lajmin në media. Ndrikullat nganjëherë janëMata Hari. Dhe ne të besojmë se këta do të luftojnë? Po si ka mundësi që tëbëhet lista me 26 të kërkuar dhe nuk vihet asnjë nga kryetarët e klaneve, asnjënga bosët? Çfarë ndodhi? A mund të besohet? E thashë edhe njëherë sembështetja për veprimet profesioniste të policisë është e plotë dhe totale. Porkëtu ska gjë të besueshme. A mund të besohet një operacion, i cili paralajmëronbosët pa filluar. Kush i paralajmëroi ata? Serezët nga Tirana, miqtë dhe shokëte Danajt, famozit. Çfarë ndodh tani në Lazarat? Më vjen keq se kurrë ndonjeherënuk i kam parë mediat më të keqpërdorura se kësaj here dhe unë kam qenë dhe dotë jem gjithnjë në anën e tyre. Ju bëj thirrje të respektohen plotësisht.Merren dy televizione në Lazarat dhe ato shpërndajnë të gjitha lajmin.
Sahere i keni futur dhe i keni nxjerrë ju policët nga qendra e Lazaratit? Medhjetëra herë. Asnjë nuk ka shkelur prej tyre. Dhe jo nuk ka shkelur por dhe tëgjitha veprimet prej 6 ditësh janë vetëm në periferi, absolutisht. E njoh faremire vendin. Të shkosh me 800 forca, sa është Lazarati gati 5 mijë vetë. Dmth,një polic për pesë persona, shumica janë gra, fëmijë, të sëmurë, tëshkosh me 800 forca dhe të sillesh rreth Kordhocës e pak më sipër, do tëthotë të bësh një kaos të vërtetë, absolutisht kaos. Do të thotë të bësh vetëmzhurmë mediatike dhe mashtrime. Unë jam dakord që kanë gjetur drogë, por tëgjesh 8 thasë drogë dhe të thuash 8 ton, këto janë marrëzira. Pra, është njëoperacion kaotik. Së dyti, policët janë në gjendje katasrofale. A e dini ju sesapo hyjnë në shtëpi shkojnë me vrap tek kuzhina për të ngrënë çfarë tëgjejnë? Po dhe ky është turpi i prapavijës së tyre. As ju shpërndajnëushqimin dhe as ju shpërndajnë ujin si duhet. Kanë bërë stacionim kryesorDerviçanin. Shumë e gabuar. Derviçani është një fshat me biznese shumë tëzhvilluara, e kanë paralizuar atë. Dhe pse të mos e bësh? Të mos e bësh se kanëfluturuar plumbat aty. As Derviçanin, as Gjirokastrën nuk mund ta bësh qendërtë operacionit, sepse kërcënon popullsinë. Ka të gjitha anët e tjera që mund tabësh operacionin, por në këto dy anë nuk mund ta bësh. Normalisht, po tëkesh dy pare mend se përndryshe mund të bësh ctë duash. Ky është kaosi. Kërkojmenjëherë largimin e forcave nga Dervicani. Mos të kërcënohen banorët, mos tëparalizohet jeta aty.
Efundit, në çdo operacion policor, ushtarak, të çfarëdo natyre, brenda vendit,jashtë vendit, forcat e një vendi të lirë janë të detyruara të zbatojnëkonventat dhe ligjet për të drejtat e qytetarëve, ky është një rregull ihekurt. Dhe ne jemi opozitë. Ajo që është e dhimbshme për mua këto ditë, ështëse keni dëgjuar ju një grup drejtash të njeriut të shqipërojë një fjalë, përata qytetarë të sëmurë, fëmijë, gra burra nën trysni, as edhe një. Po pse? Sepse këta të katër, që bërtisnin më përpara janë kthyer në gene. Tibihet Lazaratit thonë tani. Avokati i Popullit është avokati i vetvetes dhe nukflet kush aty. Cfarë bëhet aty. Futen, përmbysin çdo gjë, thyejnë çdo rregullnë bastisje dhe në kontroll banese, plaçkisin, me fakte, dhe ikin. Për të mosthënë ulen si të babëzitur, sepse janë të uritur. Pra ky është një operacionkaotik. Në çdo rrethanë, në çdo situatë, policia e një vendi të lirë, ushtria enjë vendi të lirë, respekton rregullat, liritë të drejtat dinjitetin e tjetrit.Policia, bie në kurthin e grupeve kriminale. Qëllojnë ata në erë, qëllojnë edhekëta në erë. Po! Si mund ta bëjë policia këtë, për të terrorizuarpsikologjikisht popullatën. Kjo do të thotë ta shtysh popullatën drejtgrupeve. Në vend se përpjekjet janë të përditshme të jashtëzakonshme përta bërë popullatën që të bashkëpunojë me policinë. Mbrëmë zëdhënësi iRamës për rendin, u mundua të krijojë black out total. Po! Dhe ështëkundërshtuar nga qeveria vendore. I kanë thënë se nuk ke dy pare mend, sepse nëseti krijon black out total këtu, ti krijon kushte për një batërdi, sepse vërtetmund të mendosh të infiltrosh në errësirë, por pastaj ti mund të biesh nëkryqëzime zjarri dhe në gjëra më të paparashikueshme. Pra, kemi të bëjmë me njëoperacion shumë keq të organizuar, kaotik dhe që ka përjashtuar bosëtkryesor të drogës deri tani në Lazarat.
Tënderuar zonja dhe zotërinj
Tëdashur qytetarë dhe qytetare
Gjithçkazhvillohet në periferi, në një periferi ku rregullisht dhe rëndomtë ka kaluarpolicia pa asnjë lloj përplasje përpara.
Pyetje: Ju folët për një operaciontë keq organizuar nga policia. Tetë vite ishit në pushtet dhe nuk ndërmorëtasnjë operacion?
Berisha: Sepse ka qenë politika ime për të mos ndërhyrë. Pikë. Full stop.
Pyetje: Mendoni se nuk mbillet drogëaty...
Berisha: Absolutishtbëhet. Por qëndrimi im ka qenë tjetër. Të gjitha masat e tjera përveçndërhyrjes me forcë. Dhe nuk ka qenë një qëndrim i pabazuar. Ky qëndrimështë shoqëruar me rënie drastike të mbjelljeve dhe këtu ka të dhëna për këtë. Kyqëndrim u bazua në disa çështje.
Sëpari në heqjen e skafeve. E dini se karvanit të skafeve i prin skafi iministrit. Superskafi i ministrit. Shkoni në doganë merrni zhdoganimin. Kanëqenë skafet industri kryesore. A e dini ju se italianët i shuan radarët, sepsenuk kishte vajtje me skafe, nuk kishte skafe, një skaf në gjashtë muaj dhe aigjendej.
Juapremë ujin e vaditjes. Po ia preve ujin kanabisit se ai ujë do, ujë dhe diell.U bë një punë e jashtëzakonshme njohëse. Çfarë po ndodh disa muaj më parë. Disamuaj më parë u shit kanabisi i tre viteve më parë. Nuk i dini. Dhe kjo politikëe luftës kundër drogës, bëri të mundur që Shqipëria të anëtarësohej në NATO.Bëri që Shqipëria të marrë vizat. Bëri të mundur që Shqipëria të marrë dy herërekomandimin e statusit të vendit kandidat. Kjo politikë bëri të mundur qëRaporti i Departamentit të Shtetit të shpallë se drogat e forta nuk kalojnë mënga Shqipëria. U devijuan. Pra nuk kishte avionë, nuk kishte fjotilje skafesh,natyrisht kishte një shkallë trafiku, shumë e shumë herë më të vogël si kjo qëndodh tani. Ke dëgjuar ndonjëherë të niset ndonjë kontenier me kokainë drejtShqipërisë? Kur gjera kaq të vlefshme në monedhë, se ka prej tyre që njëkilogram kokainë e cilësisë së lartë është me një kilogram flori, ato nuk nisenkurrë pa garanci shumë të mëdha. Erdhën shokët e kokainës, e kemi edhe bosin qëe përdor, e nisim drejt Shqipërisë. Ka qenë situatë krejt tjetër. Kur erdhëm nëpushtet, absolutisht një përqindje jo e vogël e sipërfaqes në vend ishte e mbjellëme kanabis dhe filloi të mbillej opium. Absolutisht u zhduk. Jo plotësisht poru zhduk në shumicën e sipërfaqes.
Qëndrimi im ka qënë i qartë;jo ndërhyrje. Këta kanë vendosur ndërhyrje, unë nuk kam kundërshtim. Cdo qeveribën zgjedhjen e vëtë. Ama një ndërhyrje sipas të gjitha rregullave dhe jo kaos,dhe jot ë informohen bosët, dhe jo të mos ndiqen bosët e trafikut, dhe jot ëushtrohet terror psikologjik mbi popullatën, dhe jo të bëhen bastisje që nuk duhen bërë kurrë në një vendtë lirë. Cdo qeveri bën zgjedhjene vetë.Zgjedhja ime ka funksionuar. Shqipëria i ka marrë të gjitha ato që duhet tëmerrte dhe mos mendoni ju se nuk ka patur dialog. Kur më është kërkuar kam bërëtë gjitha shpjegimet, me seriozitetin, transparencën dhe ndershmërinë më të madhe.Në cilin raport, se 12 pika përcaktoi KE në vitin 2011, asnjëra prej tyrekanabisin. Sepse kishte një luftë të vendosur. Po kur ministri prinë me skafdhe bëhët ministri kryeskafist atëherë ndryshon puna. Ska inkurajim më të madh.Këta erdhën në pushtet dhe hapën debatet për legalizimin e kanabisit. Jo jamkundër! Jam totalisht kundër. Sikundër jam abolutisht kundër gjakderdhjes.
Pyetje: Kryetari i komunësLazarat ka deklaruar për Neës 24 se në Lazarat do të ketë të infiltruar ngashërbimet e huaja a keni ju informacion në lidhje me këtë dhe se dyti s aiunifikuar është qëndrimi i PD për ndërhyrjen e policisë në Lazarat.
Berisha: Tani, nuk kam asnjë dijeni për infiltrimet, por infiltrimegjithnjë duhet të ketë nga shërbimet e vendit kjo është normale, por për tëhuaj nuk e di. Dasho e njeh më mirë sepse jeton çdo ditë aty. Di që po bënpërpjekje të mëdha dhe ka kontribuar edhe në dorëzimin e personave. AiTaulant Gjura (Balla) që tha se Gate ka folur, absolutisht nuk ka folur kurrëme mua, për faktin e vetëm ose ose sia kam njohur numrin sepse unë një numërkam dhe i bie e gjithë Shqipëria, i cili gjithë ditën bie dhe unë nuk mund ti përgjigjem çdo numri,por po të kisha rastisur në kohë do ti përgjigjesha, sepse mua më marrin edhenga burgu më marrin nga të gjitha anët. Kur ke një numër publik, ti nuk mund tithuash njërit më merr dhe tjetrit mos më merr. Unë e kam publik numrin. Por epërgëzoj për faktin që u dorëzua. Atë quaj veprim të drejtë. Një gjë dua t’jusiguroj juve. Asnjëri nga ata që është në listë, meqë pyetën, nuk i përketstrukturave të kësaj partie, përkundrazi ka prej tyre që u punësuan pasi erdhikjo administratë në kuadrin e aleancës së qelbësirave . po kjo është punëe tyre. Kjo është e vërteta.
Pyetje: Sa të unifikuar jeninë qëndrimin për Lazaratin?
Berisha: Një qëndrim ka. Besoj se deklarata e selisë ka qenë shumë eqartë. Ka pasur disa deklarata më specifike për të drejtat e njeriut, nga anaime. E kam një problem atë. Kurrë nuk mund të pranoj të bëhen bastisje nëdhunim të Kushtetutës dhe të rregullave dhe ligjeve, por nuk ka asnjë çarje nëqëndrimin e PD.
Pyetje: Pak më parë thatë se nëlistën e publikuar nuk janë emrat e bosëve të Lazaratit. Për rrjedhojë kjotregon se ju i dini disa emra të bosëve të Lazaratit. Atëherë pse nuk i bënipublike këto emra?
Berisha: Sepse, absolutisht i di e gjithë Gjirokastra, i di e gjithë zonanjë mijë herë më mirë se unë. Edhe unë i di, nuk them se nuk i di.
Pyetje: Pse si bëni publike...
Berisha: Pse nuk u vunë në listë njëherë përpara. Ju vetë kenidëgjuar policinë. Policia nuk ka bërë fjalë për bosë, policia ka bërëfjalë për persona që kanë qëlluar kundra policisë dhe disa prej tyre dolën senuk kishin qenë fare aty. Disa kishin qenë në burg e të tjerët dolën nëRrogozhinë. Policia duhet të jetë serioze në komunikata. Duhet të jetë shumëserioze sepse behet e besueshme. Sepse çdo fakt që i përgënjeshtrohet e dëmtonpolicinë. T’ju them një shembull. Nuk kam bërë një status unë për familjenKoli, qëllimisht e kam vënë unë emrin e familjes dhe sot, plaçkitësit, sotdhe jo dje, informojnë se kanë gjetur 85 kg hashash në shtypin e saj. U qëlluabariu nga Kuçova? Njëherë na thanë se ishte anëtar i grupeve, pastaj na thanëse e kanë qëlluar grupet, pastaj na thanë se e kanë qëlluar grupet rivale,qesharake këto. Këto janë jo serioze. Në një operacion të tillë, sigurisht qëka edhe rikosheta, edhe plumba qorr, por ka edhe direkt dhe duhet të mbashpërgjegjësi për çdo gjë. Sepse ka një mjeksi ligjore, ka ekspertizë, nuk ndodhsiç ndodh në një studio ligjore që del një gazetar dhe bën mjekun ligjor, eturpshme ajo. 15 minuta pasi u plagos, një gjë e ka këtu tha, se të dy janëplagosur nga jo plumba të policisë, ku e di ti more, qesharak. Lërë mjekunligjor, të behët ekspertiza, prokurorët dhe ekspertët e balistikës absolutishtpërcaktojnë me saktësi, është gjuajtur direkt mbi ta, nuk është gjuajturdirekt, janë rikosheta, nga ç’ pozicion janë gjuajtur. Ky që nga studio për tëtreguar se është një kalec i nëndheshëm i pavlefshëm.
Pyetje: Dy pyetje kam unë. Pyetjae parë është meqenëse po krahasojmë qeverisjen tuaj me qeverisjen e z. Rama, për çështjen e Hashashit në Lazarat. A ju kanë kërkuar juve kur keniqenë kryeministër nga partnerët si Italia dhe Greqia të ndërhyni në Lazarat?
Berisha: Absolutisht kurrë. Asnjëri partner as tjetri dhe përkundrazijanë raportet e tyre dhe kur të doni jua vëmë në dispozicion me vlerësimet mëtë mëdha. Ka patur një moment, që më është thënë problemi i Lazaratit dhe kambërë shpjegime të cilat nuk i bëj tani, sepse kjo qeveri ka bërë këtë zgjidhje,por shpjegime të cilat do ti them në një moment tjetër, do i them në një momentkur të më lejojë situata për ta thënë. Një herë gjatë 8 viteve më ështështruar, kemi rreshtuar të gjitha masat që kemi marrë. Kemi kërkuar tëkontrollohen, janë kontrolluar, janë futur në Lazarat kështu si individjanë futur me dhjetëra e dhjetëra herë njerëz kryesor të policisë, poredhe atashe të huaj, kanë shkuar dhe i kanë parë. Janë futur dhe nuk them senuk ka patur, por ka pasur një politikë kufizuese. Së fundi ka një problemshumë të rëndësishëm. Ky Didi ky është hakmarrës aty, sepse ky është marrë pengpara 10 vitesh, ndaj dhe të mos veprojë me urrejtje. E ka çliruar një biznesmendhe absolutisht është bërë vëlla mbrapa me ata që e morën peng. Shkoni se juathonë në zonë.
Pyetje: Meqë jemi tek politikakufizuese, ju thatë se gjatë qeverisjes suaj ra prodhimi i hashashit nëLazarat...
Berisha: Ra shumë në Shqipëri, ra shumë në Lazarat.
Pyetje: Ndërkohë doli një raportqë droga e Lazaratit vlerësohej me 4.5 miliard euro dhe së dyti është njoftuaredhe për helikopter të forcave Italiane që monitoronin zonën dhe është qëlluarhelikopteri. A janë marrë masa ndonjëherë nga qeveria juaj...
Berisha: Është qëlluar nga helikopteri në vitin 2004.
Pyetje: Edhe më vonë...
Berisha: Jo.Gjatë periudhës sonë asnjëherë. Në dijeninë time. Kjo e Guardia di Financia,unë publikisht kam kërkuar që qeveria ta verifikojë dhe kjo verifikohet kollaj.Unë kam bërë hetim me aq sa mund të bëj dhe mua më thonë se sipërfaqja nukshkon kurrë 100 hektarë. Çfarë raportesh kam unë. I tërë fshati është 37hektarë. Po të zbresësh sipërfaqen e ndërtuar zbret në 26 hektarë. Por nukjanë vetëm këtu sepse ka edhe në kodrat përreth. Sipas të gjithë atyre që unë kampyetur nuk janë më shumë se nga 80 në 100 hektarë. Por qeveria nuk mbetet këtu.Se është kollaj të thuash se janë 900 ton e të gjitha këto, mund tëthem,apriori nuk them ... Qeveria ka për detyrë ta shkelë territorin dhe të masë dheti thotë shqiptarëve dhe botës, jo more zotëri janë 300 dhe jo 500, ose janë100 dhe jo 300. Pra, këtu duhet qartësuar. Por tani ajo ka plas në të gjithazonat e tjera me qindra e qindra në mos mijëra hektarë. Në Lekdushk i vunëpushkën këtij zëdhënësit të Edi Ramës nuk e lanë me hy në fshatin e vetë.E dini ju. Të dhënat e mia kundërshtojnë këtë por duhet matur. E vërtet sekanë hapur kodra po sa është këtë nuk e di. Dhe kjo ka ndodhur në vitinelektoral, ka ndodhur pas zgjedhjeve. Është mbjellë në fund të qershorit nëkorrik, është korr në tetor, ka cikël katër mujor kjo e madhja.
Pyetje: ZotiBerisha pas incidentit të ndodhur sot në kuvend, cili do të jetë qëndrimi ideputetëve të PD? Do të jenë ata të pranishëm në seancën ku ju nuk do të jeni?
Berisha: Këtëpyetje do t’ja drejtoni kryetarit të PD. Unë jam thjesht një deputet që ndjehemi nderuar nga vendimi i aleancës së atyre, sicc e kanë quajtur vetë ata.
Pyetje: Cfarë jut ha Veliaj që ju bëri të reagonit ashtu?
Berisha: Poc’rëndësi ka. E neveritshme tani. A e kupton ti që një njëri që nuk i thotë njëfjalë kur ja shajnë bashkëshorten në atë mënyrë ose nuk ngrihet të paktën të ikë.Rrinte e fliste në një kohë kur unë po flisja për Ramën. A ka shpërfytyrim njerëzormë të madh se ky? Cfarë janë këta njerëz. Të shau në atë mënyrë të paktën ik.Si me qenë eunuk i oborrit. Fliste sicc fliste Rama nga mbrapa por problemishte se ky njëri fliste për të mbrojtur padronin e vetë në një kohë kur në njëskenë shumë shumë të rëndë nuk i kishte thënë një fjalë të vetme apo gjest nëmbrojtje të bashkëshortes.
Pyetje: ZotiBerish ameqë dolëm sërish të darka, bashkëshortja e ministrit Veliaj i ka cilësuardeklaratat tuaja sot si shpifje të pacipa. Keni ndonjë koment për këtë?
Berisha: Nukccuditem absolutisht. Njerëz që s’kanë bërë asnjë reagim aty natyrisht nuk kanëkurrfarë cipe që të mos e mohojnë atë. Po ajo ka ndodhur. Kanë qënë 20 e cazyrtarë atje në atë darkë.
Pyetje: ZotiBerisha bësoj për Lazaratin debate është shumë i gjatë edhe fundi i operacionitpor tani janë duke menduar të gjithë për ndrikullën që ju përmëndët. Të presimseancën pas 10 ditëve që të marrim vesh më shumë për ndrikullën?
Berisha: E vërtetaështë që për momentin kërkoj mirëkuptimin tuaj, por në një kohë tjetër unë dota bëj atë të ditur. Po për momentin s’mund tja u them. Është 100% e vërtetë.Autori, që i kanë ofruar 20 mijë euro ja u tha Parlamentit dhe këta ja zhdukëndeponimin, rregjistrimin. Personin, nuk them se nuk e di sepse e di, porn ëtakime të tjera unë shpresoj tja u them për ndrikullën. Ndrikulla është esigurtë që është.
Pyetje: Pavarësisht se mundtë jenë të ulta fjalët që ju thatë në parlament, ne mund ti themi ato çdo ditë,a e ndjeni të denjë për ti thënë fjalët në parlament, pavarësisht mendimit qëju keni për këtë parlament.
Berisha: Ju jeni të tjerë, ministri dhe kryeministri janë të tjerë.Nëqoftëse ti e thua atë fjalë, ti bën shumë gabim që e thua, se kam thënë kurrëunë, por nuk do të thotë që të mos e thuash ti apo tjetri. Po ju nuk kenipushtet. Jeni njerëz pa pushtet. Ju jeni njerëz në raporte personale. Kursekryeministrit kurrë nuk i lejohet. I thoshte Mehmet Shehu gjëra të tilla. Këtakanë psikologjinë e etërve. Kjo është ajo që më ka bërë mua të betohem ti themEdi Ramës në fytyrë çdo fjalë që do të thotë duke përdorur pushtetin e tij.Le të guxojë, cilindo qytetar ta fyejë duke përdorur pushtetin e kryeministrit,unë do t’ia kthej atij në fytyrë në parlament. Janë zgjedhës ata. Njerëz tëthjeshtë janë të thjeshtë, nuk përdorin pushtetin ata. Kurse ky përdorpushtetin. Imagjino ti tani ti thotë bashkëshortes në sy të të shoqit dhe ishoqi të ulë kokën. E di çfarë është ky pushtet, ky është saç. Ky është tmerr.Mos i krahaso gjërat që nuk krahasohen.
Pyetje: Jo unë e imagjinoj atëpor nuk ju imagjinoj dot ju duke thënë të tilla fjalë...
Berisha: Absolutisht që unë nuk them të tilla fjalë, përveçse fjalët qëka thënë ai. Këtu është problemi. A keni dëgjuar ndonjëherë në botë, qëtë merren masa ndaj citimit. Ky është rast unik.
Pyetje: Autorësia...
Berisha: Autorësia është e kryeministrit. Ai nuk tha nuk e kam thënë. Aipo bën përpjekje që kur ka dalë skandali me të gjitha format për të bërë tëheshtin ata që kanë qenë në skandal, po kjo është punë e tij nuk është punë eimja. Kështu që nuk janë fjalët e mia ato. Më vjen keq. Këto janë fjalë tëthëna nga ai në darkë. Nëqoftëse dikush nuk guxon ti citojë ato pastaj, ky nukështë Sali Berisha. Sali Berisha do ti citojë ato do t’ia përplasë në fytyrë,sa here ai të bëjë akte të tilla. Jam i betuar dhe ia kam thënë në parlament.Mos të thojë, nuk ia them.
ex/oranews online/