Ora 22:00, Ilva Tare raporton LIVE nga Derviçani, edicion i jashtëzakonshëm

Gazetarja Ilva Tare ka transmetuar sonte LIVE në “Ora News”, që nga or 22:00, nga një fshat në afërsi të Lazaratit, nga Derviçani, atë çfarë ishte duke ndodhur pas saj, pak km më larg, në një edicion të jashtëzakonshëm.Tare kishte ftuar, analistët, Aleksandër Çipa dhe Engjëll Serjani, për të komentuar dhe ndjekur sëbashku, operacionin e policisë në Lazarat dhe zhvillimet e reja menjëherë pas dorëzimit të të shumëpërfolurit të këtyre dy ditëve, Gate Mahmutajt.Serjani e konsideroi nga ana e tij, si “fundin e një historie të gjatë”, progresin që Policia ka bërë në këtë komunë, ngushtimin e rrethimit. Ai gjithashtu theksoi se duhet bërë një ndarje e problemit të hashashit që ka qënë i shtrirë në një masë të madhe me problemin tjetër, atë të forcave që kundërshtojnë policinë.Çipa vërejti nga ana e tij se tani duhej të mbyllej edhe historia e standartit të dyfishtë të drejtësisë, e cila penalizonte një individ të kapur me dy rrënjë kanabis dhe linte të lirë një fshat të tërë që e kultivonte.Para se të niste edicionin, Tare raportoi nga “pika më fundore” e Derviçanit, siç tha ajo, për të qënë më afër Lazaratit, se në ato momente, shiu dukej se po shuante vatrat e zjarrit në parcelat me kanabis, që banorët vetë kishin nisur t’i digjnin, por se Lazarati vetë si vatër zjarri, nuk ishte shuar ende. “Gazetarja Tare në raportimin e saj përmendi një fakt, jo aq të publikuar nga mediat sot se në Lazarat, përveç banorëve të armatosur, ndodhen edhe rreth 10 persona në kërkim, ndoshta jo nga Lazarati, që janë fshehur aty ku nuk ka pasur ligj dhe ndoshta kjo është bërthama më errezikshme.”Tare tha më tej duke përshkruar situatën:“Ka të shtëna, por janë sporadike. Burime të Policisë thanë se kanë marrë nën kontroll rreth 20 shtëpi; në njërën prej tyre madje është gjetur edhe një laborator ku kompresohej marihuana.Ndërsa, çfarë po ndodh këtu, është më e vështirë. Ky është operacioni i parë i Policisë që nuk është tërhequr nga goditjet me armë kundër saj.Me banorët e Lazaratit nuk kemi kontakte, do të ishte gënjeshtër ta thonim këtë; është e vështirë të thuash se mund të hyhet në Lazarat. Pra, ne do t’i referohemi burime të tjera këtu, forcave të policisë, që janë goditur me armë nga ata që janë brenda në fshat.Do doja të tregoja më shumë për atmosferën këtu, në republikën ku mungonte shteti. Ka pasur shumë dyshime dhe skepticizëm ndaj Shqipërisë, në këto ditë para marrjes së statusit. Ka mundësi që ky operacion të jetë ndikuar nga marrja e statusit dhe nevoja për të treguar se shteti do ta vërë nën kontroll këtë vend.Në Lazarat, përveç banorëve të armatosur, ndodhen edhe rreth 10 persona në kërkim, ndoshta jo nga Lazarati, që janë fshehur aty ku nuk ka pasur ligj dhe ndoshta kjo është bërthama më e rrezikshme,”- vuri në dukje gazetarja.ar.sh/Oranews.tv