Berisha - Qeverisë: Ndaloni terrorin, operacioni ka dështuar pa nisur

Tiranë – Ish-Kryeministri Berisha e konsideron si kaotik dhe tejet të dështuar, operacionin e Policisë në Lazarat kundër narko-trafikut.Duke vlerësuar çdo përpjekje të Policisë për të luftuar trafiqet, Berisha argumenton se operacioni në fjalë është i tipit “Prisni, po mos kujtoni se po vijmë,” pasi grupet me të cilat do merrej Policia, ishin njoftuar nga “serezët e tyre në Kryeministri, ministri dhe Polici" shkruan ai;së dyti, në listën prej 26 personash, të bërë publike nga Qeveria nuk janë të përfshire emrat e asnjerit prej boseve te trafikut te hashashit te zonës; Qeveria ka përjashtuar nga lista boset e drogës, vetëm për shkak të lidhjeve të saj me ta.së treti, disa nga 26 personat e listës kishin prova të pakundershtueshme se nuk kishin qënë fare ne Lazarat, madje kishte prej tyre te vdekur apo në burg prej vitesh.”Kësisoj, ish-kreu i Qeverisë, duke gjykuar se “viktima të kësaj gjendjeje pothuaj lufte dhe shtetrrethimi janë mijëra femijë, gra, të sëmurë, të moshuar , ndaj, aibën thirrje që të ndalohet terrorri mbi popullsinë civile.ar.sh/Oranews.tv123