Vizita e Konsullit të Meksikës në Shqipëri, gazetat kryesore pasqyrojne takimet e z. Ndroqi
Vizitën e Konsullit të Meksikës në Shqipëri , z.Ylli Ndroqi në Meksiko City dhe takimin me Ministrin e Jashtëm të Meksikës e kanë pasqyruar sot edhe gazetat e dites në vend.Gazeta më e madhe në vend “Panorama”, në faqe të parë të saj shkruan: “Ylli Ndroqi takon Ministrin e Jashtem të Meksikës”.Gazeta “Mapo” shkruan : ”Ndroqi me Ministrin e Jashtem të Meksikës”.Po keshtu vizita e z. Ndroqi është pasqyruar edhe në të përditshmen “Shekulli” .Dhe gazeta “Koha Jonë” në faqe të parë shkruan: “Ylli Ndroqi vizitë në Meksikë, pritet nga Ministri i Jashtëm, Kuribrena”.Gazeta “Telegraf”, shkruan gjithashtu për viziten e Z. Ndroqi në Meksikë: “Ylli Ndroqi pritet nga Ministri i Jashtëm në Meksiko, Kuribrena”.Dhe në brendësi të gazetës “Standart” shkruhet: “Ylli Ndroqi me Ministrin e Jashtëm, Kuribrena: ”Rrisim bashkpunimin”.“Tirana Observer” ndër të tjera shkruan: “Konsulli i Meksikës, nis takimet në Meksiko city, Ndroqi pritet nga Ministri i Jashtem Kuribrena”.Dhe e përditshmja “Dita” pasqyron vizitën dhe takimin e Z. Ndroqi me Ministrin e Jashtëm meksikan ku shkruan: “Ndroqi nis takimin me Ministrin e Jashtem meksikan”.