Divjaka nxjerr në treg shalqinjtë me çmim të ulët, mungon eksporti
Divjakë - Fermerët e Divjakës kanë dalë që prej një jave në treg me prodhimin e shalqirit, një prej kulturave që kultivohet më shumë në këtë zonë.Edhe pse është fillimi i këtij prodhimi, çmimi me të cilin ai ka nisur të tregtohet është shumë i ulët, thanë fermerët.Një kilogram, sipas tyre, shitet me vetëm 25 lekë, që për këtë periudhë është tepër i ulët.Një ndër faktorët e një çmimi kaq të ulët, është mungesa e eksportit, pasi tregtarët presin që çmimi të ulet edhe më, për ta mbledhur prodhimin dhe për ta eksportuar në tregun rajonal e më gjërë.Divjaka ka tokat më pjellore në rrethin e Lushnjes, ç’ka mundëson edhe një prodhimtari të lartë në sektorin e bujqësisë.Kjo ka qënë edhe arsyeja që Kryeministri Edi Rama dhe Ministri i Bujqësisë Edmond Panariti e kanë vizituar disa herë këtë zonë, në mbështetje të zhvillimit bujqësor me cikël te mbyllur, që nga mbjellja deri në eksportin e prodhimit, por qe ende kërkon shumë investim.Divjaka, në një vit, mbjell rreth 600 hektarë me kulturën e shalqirit dhe është furnizuesja kryesore e tregut të brendshëm.ar.sh/Oranews.tv