Arma si fenomen shqetësues, gazetarët e Lezhës tryezë me vendorët

Lezhë- Arma është një rrezik për shoqërine, ndaj ndërgjegjësimi i opinionit publik për denoncimin e rasteve të posedimit të armëve është shpëtim i jetëve.Një nismë e tillë e ndërmarrë nga gazetarët lezhianë ka sjellë në një tryezë bisedimi faktorët lokalë, ku është prezantuar nevoja e bashkëpunimit për të parandaluar një femomen të tillë, që në fakt parandalon një krim.Nisma e gazetarëve të Lezhës është vlerësuar nga përfaqësuesit e policisë në këtë qark. Sipas tyre dhe juristëve, këto kontakte duhet të zgjerohen."Në sistemin arsimor flitet pak për edukim. Kjo situatë duhet ndryshuar“ deklaroi drejtori i arsimit në Lezhë, Bardhok Pulaj. Në të njëjtën linjë drejtori i shkollës së Balldrenit kërkon që puna edukative me nxënësit të ketë vlerësim më të lartë në sistemin.Në takimin e organizuar në Lezhë për luftën kundër krimit me armë janë prezantuar edhe nisma bashkëpunuese në këtë drejtim, mendime që më së shumti janë shfaqur nga vetë nxënësit e shkollave.