Basha pret 2 ministrat e Austrisë: Intesifikoni angazhimet për statusin, Shqipëria e meriton

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha duke e falenderuar palën austriake për gjithë kontributin e dhënë në këto vite ndaj Shqipërisë në procesin e integrimit europian, i ka kërkuar që të intesifikojë angazhimet për vendimin e javës që vjen për dhënin e statusit kandidat për Shqipërinë.Lulzim Basha priti sot në takim Ministrin e Jashtëm austriak, Sebastian Kurz dhe Ministrin e Drejtësisë,Wolfgang Brandstetter.Kryetari i Partisë Demokratike tha se Shqipëria i ka plotësuar të gjithë kushtet për marrjen e statusit.Basha e njohu Kurz, me zhvillimet negative në vend që shkojnë në kundërshtim me kriteret e Kopenhagenit, që kanë të bëjnë me zëvendësimin e sundimit të ligjit nga arbitrariteti qeveritar, me moszbatimin e vendimit të gjykatave nga qeveria, me shkarkimet masive në administratë pa motiv ligjor, dhe me emërimet problematike të personave me precedent penalë në poste kyçe çka ka ndikuar në përkeqësimin e ndjeshëm të gjëndjes së rendit në vend.Kryetari i Partisë Demokratike i përsëriti ministrit të Jashtëm austriak, qëndrimin e opozitës për mbështetje pa kushte për marrjen e statusit të vendit kandidat nga Shqipëria në mbledhjen e qershorit.