Vlorë, aksi Orikum - Llogara s'ka më barriera, turistët në rrezik aksidentesh
Vlorë - Rruga kombëtare që lidh Vlorën me jugun, në segmente të caktuara është mjaft e dëmtuar.Një prej tyre, segmenti Orikum - Llogora ka mëse 2 vjet në gjendje të tillë, por situata ka avancuar edhe më nga reshjet e pranverës së këtij viti.Shkarja e mureve te betonit drejt greminës dhe erozioni i vazhdueshëm në zonë kanë bërë që rruga të bëhet e rrezikshme për automjetet që i drejtohen plazheve të jugut.Barrierat mbajtëse janë rrëzuar në humnerë dhe të njëjtin fat mund të kenë dhe automjetet nëse drejtuesit nuk tregohen të kujdesshëm dhe nëse nuk jane të informuar për rrugën.Ndërhyrjet e shumta dhe të njëpasnjeshme nuk i kanë dhënë një zgjidhje përfundimtare situatës, pasi ky segment rrugor ka rrëshqitje të herëpashershme të dherave.Drejtoria e rrugëve nacionale, e transferuar tanimë në Gjirokastër, ka pak akses për të mirëmbajtur këtë aks, edhe pse është nën juridiksionin e saj.Ky aks është i një rëndësie të veçantë, pasi në pikun e sezonit turistik, rrugëtojnë nëpërmjet tij qindra e deri dhe mijëra automjete në ditë,ç’ka tregon qartë se bëhet fjalë për një segment rrugor ndër më të rëndësishmit për jugun e vendit.Pamjet marra tregojnë qartë vetëm disa shkarkesa zhavori dhe asnje tabelë që po kryhen punime, pasi, me sa duket, dita e riparimit të rrugës do të jetë e largët. Të gjithë ata që udhëtojnë në jug, duhet të jenë shumë të kujdesshëm gjatë qarkullimit në segmentin Orikum - Llogara.ar.sh/Oranews.tv