Shtatë prodhues shqiptarë marrin Vulën e Cilësisë, Panariti: Cilësi e produkteve shqiptare

Shtatë prodhues shqiptarë marrin vulën e cilësisë. Ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti, shpjegoi se Vula e Cilësisë garanton cilësi dhe standarde të larta të produkteve shqiptare.Komisioni i Vulës së Cilësisë në Ministrinë e Bujqësisë, fillimisht ka përzgjedhur prodhues për verën, vajin e ullirit dhe mjaltin të cilët i plotësonin kriteret e vendosura.“Është shumë e rëndësishme që vendi jonë të çertifikojë, të krijojë produkte të markës shqiptare. Produktet që lidhen me origjinën e kontrolluar të prodhimit bujqësor me një set standardesh të cilësisë dhe sigurisë, me një proces të mirëkontrolluar teknologjik, i cili i jep produktit final ato cilësi, ato vlera që e lidhin atë me një rajon të caktuar, me një varietet të caktuar dhe që i japin fizionominë tipike shqiptare. Ne e kemi filluar këtë me tre prodhime, si vera,ne prej vitesh kemi konsoliduar një traditë të mirë në këtë fushë. Me vajin e ullirt dhe me mjalitin.Vula e cilësisë është e vlefshme për një periudhë 1 vjeçare nga data e dhënies së saj dhe më pas komisioni vlerëson përsëri standardet. Së shpejti vula e cilësisë do të aplikohet edhe për produkte të tjera.