Lezhë, përmbytje nga reshjet, vështirësi në qarkullimin e mjeteve
Lezhë- Reshjet e dendura të shiut që kanë përfshirë Lezhën gjatë 24 orëve të fundit kanë krijuar mjaft probleme në disa zona. Situata më problematike ka qenë në aksin rrugor që lidh Lezhën me Shëngjinin, ku si pasojë e reshjeve ky segment rrugor është përmbytur në një gjatësi prej 200 metër në hyrje të supëstradës.Lëvizja e mjeteve në këtë segmet është bllokuar për 30 minuta pasi niveli i ujit kishte arritur në mbi 50 cm dhe lëvizja e mjetëve ishte e pamundur.Situatë problematikë është paraqitur edhe në lagjen "11 Janari" të qytetit të Lezhës, pasi rrugët e kësaj zone janë mbuluar nga uji, duke veshtirësuar lëvizjen e mjeteve dhe të banorëve të kësaj zone.Ndërmarrja e shërbimeve publike në Bashkinë e Lezhës nuk ka marrë asnjë masë për të ndërhyrë në zhbllokimin e pusetave, të cilët janë edhe shkaktarët kryesore të këtyre përmbytjeve.Kjo nuk është hera e para që këto zona përmbyten, pasi një situatë e tillë përsëritet sa herë të ketë reshje shiu, e kjo për shkak të mos ndërhyrjes prej degadash në kanalizimet nëntokësorë.Ndonëse është në dijeni të këtij realeti pushteti vendor ka heshtur përballë kësaj problematike që përballen qytetarët e Lezhës.