Kodheli në Francë: Të angazhuar për të luftuar korrupsionin

Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli i ka deklaruar homologut francez Jean-Yves Le Drian se qeveria shqiptare mbetet e angazhuar në reformat e mëtejshme në luftën kundër korrupsionit. Ministrja Kodheli është pritur nga ministri i Mbrojtjes franceze Le Drian gjatë një vizite zyrtarë në Francë.Të dy zyrtarët diskutuan për çështje të bashkëpunimit dypalësh, për situatën ndërkombëtare dhe zhvillimet e fundit, për angazhimet e përbashkëta në kuadër të NATO dhe BE.Kodheli e njohu homologun e saj me punën që po bën qeveria shqiptare, për të cilën tha se “mbetet tërësisht e angazhuar në reformat e mëtejshme që afektojnë Ministrinë e Mbrojtjes në luftën kundër korrupsionit dhe në gjitha angazhimet që duhet të ndërmarrim, në kuadër të afrimit të Shqipërisë me Europën”.“Ju falënderoj për mbështetjen e jashtëzakonshme që presidenti Hollande dhe ju po jepni për integrimin e Shqipërisë në BE”, u shpreh ministrja e Mbrojtjes.Kodheli bëri me dije se në ndjekje të detyrimeve të Forcave të Armatosura të RSH për integrimin në BE, Ministria e Mbrojtjes është në proces shqyrtimi të mundësive për të kontribuar në misionin e BE, përkatësisht në Mali.Ministrja Kodheli nënvizoi “se marrëdhëniet mes dy vendeve tona do të njohin vetëm rritje cilësore. Dy vendet tona duhet të rinovojnë marrëveshjen dypalëshe të bashkëpunimit, e cila daton që nga viti 1996.”Nga ana e tij Ministri francez i Mbrojtjes Jean-Yves Le Drian tha se “mbështetja e Francës është e qartë dhe bashkëpunimi është tepër pozitiv. Ai vlerësoi rolin që po luan Shqipëria si vend anëtar i NATO për stabilitetin rajonal dhe më gjërë.”“Mes dy vendeve tona ka një marrëdhënie të fortë dhe efektive”, nënvizoi ministri francez. Ai tha se: “Franca ndjek me shumë vëmendje pjesëmarrjen e trupave shqiptare në Afganistan dhe mirëpresim pjesëmarrjen tuaj edhe në operacione të BE”.Në Planin e Bashkëpunimit Bilateral mes dy vendeve në fushën e mbrojtjes për vitin 2014, janë planifikuar 17 aktivitete të propozuara nga të dy palët, nga të cilat 8 do të zhvillohen në Francë dhe 9 në Shqipëri.