Durrës, një shi vere përmbyt qytetin turistik, uji pushton Shkozetin

Durrës - Reshjet e shiut kanë shkaktuar përmbytje në Durrës. Situata ka qënë më e rënduar në Shkozet, ku ujërat kanë përmbytur shtëpi, shkolla, madje nga njëra prej pusetave kanë dalë edhe mbetje karburanti.Banorët e zonës, por edhe drejtues shkollash, janë shprehur të shqetësuar për situatën, ku reshjet e shiut kanë shkaktuar rrëshqitje dherash edhe në Kodër Vilë.Kjo nuk është hera e parë që përmbytet Shkozeti, megjithatë, pavarësisht thirrjeve të herëpashershme të banorëve, nuk është arritur të evitohen situata të tilla, aspak të denja për një vend që është edhe destinacion turistik.ar.sh/Oranews.tv