Greqi, ja shqiptari i përfshirë në trafikun e 1 ton heroine, u dorëzua vetë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 17 Qershor 2014, 15:16
Greqi – Zbulohet identiteti i shqiptarit të përfshirë në trafikun e 1 ton heroine në Greqi.Ai quhet Stavri Llajo dhe është dorëzuar vetë në policinë greke.Llajo ishte pjesëtar i grupit të narkotrafikut, që u zbulua më 13 qershor të këtij viti, kur policia greke sekuestroi mbi 1 ton heroinë dhe arrestoi 11 personar në Athinë.Sipas mediave greke, operacioni u zhvillua në bashkëpunim me rojen bregdetare të Greqisë, departamentit të Antidrogës ,krimit ekonomik në Policinë Greke, si dhe agjentë të Agjencisë Amerikane të Antidrogës, DEA.Mediat greke shkruanin se në mesin e të arrestuarve dyshohej se mund të kishte edhe shtetas shqiptarë dhe kjo u vërtetua sot.(Në foto: Ja heroina që u kap me datë 13 Qershor)ar.sh/Oranews.tv