"Lazarati", Ambasada e SHBA: Ju mbështesim fort, shmangni viktimat, dënoni kriminelët

TiranëAmbasada e SHBA ka deklaruar sot se "mbështet fort përpjekjet e oficerëve ligjzbatues shqiptarë për trajtuar çështjen e kultivimit të jashtëligjshëm kronik të kanabisit në zonën e Lazaratit. "Njëherësh, kjo ambasadë kërkon të merret çdo masë për të shmangur viktimat dhe nxit sistemin gjyqësor të marrë çdo masë që autorët e veprimtarive kriminale të ndiqen penalisht me të gjithë fuqinë e ligjit dhe të dënohen në mënyrë të përshtatshme. Po ashtu, dënojmë dhunën e drejtuar kundër zyrtarëve ligjzbatues dhe gazetarëve.Kjo është mbështetja e dytë që Qeveria dhe Policia shqiptare ka marrë që pas nisjes së operacionit për të ndaluar kultivimin e kanabisit në vend, pas përshëndetjes së ngjashme që bëri dje Komisioneri për Zgjerimin, Stefan Fyle.armanda shtembari/Oranews.tv12