OSBE dënon sulmin ndaj gazetarëve në Lazarat dhe kërkon dënimin e autorëve

Austri - OSBE-ja ka dënuar sot, sulmin ndaj një grupi xhirimi gazetarësh shqiptarë, që raportonin dje nga Lazarati, operacionin e Policisë.Ka qënë përfaqësuesja e OSBE-së për Lirinë e Medias, Dunja Mijatovic, e cila ka deklaruar se "dhuna ndaj gazetarëve është e papranueshme dhe siguria është një parakusht themelor për punën e tyre"."Është pozitiv fakti që zyrtarët publikë e kanë dënuar tashmë këtë incident dhe që policia ka ndërmarrë hetime. Nuk duhet të ketë mungesë ndëshkueshmërie për sulmet ndaj gazetarëve dhe keqbërësit duhet të dalin para drejtësisë sa më shpejt të jetë e mundur", tha Mijatovic."Gjatë viteve të fundit, siguria e gazetarëve në Shqipëri është përmirësuar dhe është e rëndësishme të bëhet gjithçka është e mundur për të siguruar se ky rast nuk do të vendosë një precedent të keq,”- theksoi ajo.Një ditë më parë, grupi i xhirimit i televizionit “A1Report!”, që po transmetonte nga Lazarati, u sulmua nga grupi i kriminelëvë të armatosur të Lazaratit dhe makina e tyre, u dogj. Ata shpëtua pas ndërhyrjes së një banori, që u nxori nga fshati me makinën e tij.ar.sh/Oranews.tv