Reshjet përmbytin Shkodrën, rrugë e banesa në pushtetin e ujit, vendorët heshtin

Shkodër- Kanë mjaftuar pak orë reshje shiu në 24 orët e fundit, që rrugët e Shkodrës të përmbyten. Kanalet kulluese nuk kanë kapacitetin e mjaftueshëm për të bërë kullimin e ujit, pasi sasitë e reshjeve të rëna gjatë natës kanë tejkaluar mundësitë e thithjes së këtyre kanaleve.Për pasojë segmentet kryesore të qytetit, si rruga në drejtim të stacionit të trenit, kryqëzimi tek "Ura e Thive", rruga e "Arrës së madhe", kryqëzimit te Sheshi "Isa Boletini" etj, apo edhe pjesë të qëndrës së Shkodrës kanë qenë thuajse të pakaluara.Por me e rëndë gjendja është në zonën pas stacionit të trenit, atje ku reshjet dhe mosfunksionimi i kolektorëve ka përmbytur shtëpitë e kësaj lagjeje. Banorët thonë se ankesat e tyre në gjithë këto vitë kanë rënë në vesh të shurdhët.Kjo situatë që përsëritet sa herë ka reshje, nuk ka shqetësuar askënd për të marrë masa. Ndikim në këtë përmbytje të rrugëve të Shkodrës kanë edhe punimet e ndërmarrjes së Ujësjellës Kanalizimeve, pjesa me e madhe e të cilave nuk janë përmbyllur.Bashkia e Shkodrës për situatën në fjalë nuk pranon të flasë, ndërsa investimet e kryera përgjatë viteve kanë patur të parashikuar edhe përballimin e sasive më të mëdha të reshjeve, por kjo gjë nuk po ndodh.Tashmë pasojat po i vuajnë qytetarët, të cilët e kane thuajse të pamundur të dalin nga shtëpitë pa u larguar uji, osë në të kundërt të zhyten më të dy këmbët në uje.