Aksident në Korçë, makina del nga rruga, plagosen 4 persona
Nga OraNews Përditësimi i fundit 31 Dhjetor 2012, 09:41
Një aksident me pasojë plagosjen e 4 personave ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Korçë.Aksidenti ka ndodhur në hyrje të Korçës, në zonën pranë ish-SMT-së ku një automjet ka dalë nga rruga dhe është përplasur.Për pasojë janë plagosur drejtuesi i mjetit dhe 3 pasagjerët të cilët janë dërguar ne spitalin rajonal të Korçës ku po marrin edhe ndihmën mjekësore.Ndërkohë policia ka ndakur edhe autorin e aksidentit, 22-vjeçarin Julian Spahiu nga fshati Vashmi ndërsa po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të aksidentit.