Vdekja e 7-vjeçares në Durrës, shkarkohet dhe mjeku roje, Prokuroria nis hetimet

Pasi kanë parë kartela e 7- vjecares e pas hetimit nga 2 grupet e punës Ministria e Shëndetësisë tha se 7- vjecarja Ajsela Vladi humbi jetën nga neglizhenca e mjekëve. Rasim Lusha, mjeku pediatër u shkarkua nga puna ndërsa Ministria e Shëndetësisë inkurajoi Prokurorinë të nisë hetimet për rastin në fjalë.Nga kartela, drejtori i politikave në Ministrinë e Shëndetësisë, Pëllumb Pipero, tha  se fëmija është shtruar në spitalin e Durrësit në 25 dhjetor,  por jo në gjendje të rëndë. Në këtë ditë vajzës nuk  i  është bërë asnjë analizë laboratorike.Me diabet ajo është diagnostikuar 1 ditë më pas, pas komplikacioneve në frymëmarrje dhe tru, 7 vjecarja niset në QSUT, ku ndërroi jetë disa orë më pas në reanimacionin e shërbimit të pediatrisë.Ngelizhenca dhe në anën tjetër gabimet e mjekëve kanë mobilizuar Ministrinë të jetë më e vemendshme ndaj punës së bluzave të bardha.Duke i shprehur ngushëllimet familjarëve, Pipero tha se Ministria do t’i shkoj deri në fund kësaj ngjarje, që përgjegjësit të marrin atë cka meritojnë dhe se rastet të tilla të mos përsëriten më.Vogëlushja Arsela Vladi nga fshati Xhafzotaj i Durrësit ndërroi jetë pasditen e së enjtes në Spitalin e Pediatrisë të Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë, pak orë pasi kishte mbërritur nga spitali i Durrësit në gjëndje të rëndë shëndetësore..Familjarët akuzuan mjekët e Spitalit Rajonal të Durrësit për vdekjen e vajzës së tyre. Arsela vuante nga diabeti dhe humbi jetën nga një goditje në tru. Sipas nënës së 7-vjeçares ishtë shtruar në spitalin e Durrësit dhe mjekët i kishin bërë një serum pa i kryer më parë analizat dhe nuk e kishin kuptuar që ajo vuante nga diabeti.Ndërkaq Prokuroria e Durrësit  ka nisur hetimet për vdekjen e vajzës 7-vjeçare, edhe pse ka deklaruar se ende nuk ka kallëzim penal për këtë cështje.