Aksident në autostradën Kukës-Kalimash, autoboti përplaset me trafikëndarësen, vdes 33-vjeçari

Një person ka gjetur vdekjen si pasojë e një aksidenti automobilistik në Kukës. Ngjarja e rëndë është regjistruar rreth orës 01:00 të mëngjesit të sotëm në autostradën Kukës-Kalimash, pranë vendit të quajtur Kolsh. Sipas informacioneve të policise, një autobot i cili udhëtonte në këtë aks është përplasur me trafikëndarësen, ku si pasojë ka gjetur vdekjen drejtuesi i mjetit Lutfi Topojani nga Kosova.Trupi i pajetë i 33-vjecarit është transportuar në morgun e spitalit të Kukësit, ku pritet që më pas të tërhiqet nga familjarët. Po kështu burime nga policia bëjnë me dije se aksidenti ka ndryshuar edhe rrjedhën normale të qarkullimit, duke e lënë atë të kalueshme vetëm me një korsi, ndërsa nga hetimet paraprake lidhur me shkaqet e përplasjes së autobotit, dyshohet se ka ndodhur për shkak të shpejtësisë së lartë. Nga ana e bluve vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të aksidentit.