Berisha pritje për kabinetin qeveritar: 2012, viti i përpjekjeve dhe guximit të jashtëzakonshëm
Kryeministri Berisha organizoi të mërkurën, një pritje koktejl për anëtarët e kabinetit qeveritar, ministra, zëvendësministra, këshilltarë dhe pjesëtarë të stafit të kryeministrit, me rastin e festave të fundvitit.Në mjediset e vilës 31, kryeministri Berisha i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, zonja Liri Berisha, përcolli për bashkëpunëtorët dhe miqtë, si dhe për të gjithë qytetarët shqiptarë urimet më të përzemërta për një vit të ri, të mbarë dhe të suksesshëm në qeverisjen e vendit.Kryeministri iu shprehu të pranishmëve dhe nëpërmjet tyre të gjithë punonjësve të administratës mirënjohjen dhe vlerësimin për punën e përkushtuar dhe mbështetjen dhënë qeverisë në përmbushjen me sukses të detyrimeve të saj.“Së pari dëshiroj të shpreh një mirënjohje shumë të thellë ju, zotërinj ministra, zv/ministra, këshilltarë, bashkëshorteve tuaja, të gjithë bashkëpunëtorëve tuaj, punonjësve të administratës sonë që me përkushtimin e tyre, mbështetjen e tyre kanë bërë të mundur që sot të mblidhemi këtu së bashku, tu përcjellim qytetarëve shqiptarë urimin tonë më të përzemërt dhe ti garantojmë se do të bëjmë gjithçka për një vit tjetër edhe më të mirë, mbi bazën e këtyre arritjeve serioze të shënuara gjatë vitit që lëmë pas.Ky vit nuk ka qenë i lehtë dhe vitet në kohë krize globale dhe krize evropiane nuk mund të jenë vite të lehta. Por ky vit përsëri ka dëshmuar progresin e pandërprerë të Shqipërisë në të gjitha fushat” u shpreh Berisha.Gjatë aktivitetit Berisha bëri një bilanc të arritjeve më kryesore në disa sektorë të rëndësishëm duke konkluduar se viti që po mbyllet, ka dëshmuar progresin e pandërprerë të Shqipërisë në të gjitha fushat, si dhe suksesin e padiskutueshëm të reformave të ndërmarra në të gjithë jetën e vendit.“Po të kthehemi dhe të analizojmë të gjithë përpjekjen tonë, ata 51 tregues janë secili që prek në lëkurë qytetarin e vendit, janë të ardhurat. Asnjë vend nuk ka rritur rroga dhe pensionet sic i ka rritur Shqipëria. Është përmirësimi i infrastrukturës dhe asnjë vend tjetër, ndoshta, në 5-6 vite nuk ka ndërtuar mbi 10 mijë kilometra rrugë në mënyrë që të lehtësojë jetën e qytetarëve. Është furnizimi me ujë. Është përmirësimi i arsimit dhe asnjë vend tjetër nuk ka trefishuar numrin e studentëve siç ka trefishuar Shqipëria në një hark kohor gjashtëvjeçar. Matet dhe është tregues, sigurisht, aksesi në shërbimin shëndetësor. Shqipëria renditet e treta në Evropë për aksesin më të lehtë të mundshëm në shërbimin shëndetësor. Unë mora disa nga treguesit, por këto janë 51 tregues, të cilët ky grup konculence me statistikat që ka marrë nga institucionet më serioze ndërkombëtare në analizën e tij rendit Shqipërinë në shndërrimin e rritjes ekonomike, 5 vitet e fundit, në mirëqenie për qytetarët në katër vendet e para në botë, renditje në të cilat është Zvicra, Brazili, Zelanda e Re dhe Shqipëria”tha Kryeministri.Me besimin se viti që vjen do të jetë më i mbarë dhe më i begatë për të gjithë shqiptarët, kryeministri premtoi se qeveria do të punojë pa u lodhur për për të renditur Shqipërinë krahas vendeve të zhvilluara të Evropës.