Rrëshqitje dherash e gurësh në Elbasan nga moti i keq, vështirësohet qarkullimi

Shirat e rëna gjatë ditëve të fundit kanë krijuar probleme në disa prej akseve kryesore të qarkut të Elbasanit duke rrëshkitur masive të mëdha dherash dhe gurësh.Për disa orë me radhë rrëshkitja e gurëve dhe dherave kanë krijuar probleme në një prej rrugëve në afërsi të fshatit Murrash të rrethit Gramsh.Gurët e rëna dhe një masiv dherash kanë zbarkuar në rrugen e kalueshme të këtij fshati, duke krijuar probleme edhe në qarkullimin e mjeteve.Ndërkaq pritet ndërhyrja e drejtorive të rrugeve përkatëse për të bërë të mundur pastrimine aksit të bllokuar, në mënyrë që të kthehet normaliteti në qarkullim.Ky nuk është rasti i parë i rrëshkitjes së dherave në këtë segment, pasi sa herë bien shira me intesitet të lartë ky fenomen bëhet i shpeshtë.