Fluks në pikat doganore, emigrantët rikthehen pranë familjeve
Emigrantet, kryesisht ata te shtetit helen vijojne kthimin e tyre ne atdhe per te festuar me familjet e tyre Vitin e Ri, çka ben qe cdo dite ne piken doganore te Kapshtices dhe ate te Qafe Thanes te kete edhe fluks emigrantesh.Fluksi me i madh i emigranteve eshte perqendruar sidomos ne piken e kalimit te Kapshtices pasi aty eshte edhe numri me i madh i atyre qe kthehen ne Shqiperi. Sipas informacioneve nga kjo pike doganore gjate 24 oreve te fundit kane hyre 4 425 shtetas shqiptarë me 746 automjete, ndërkaq kanë hyrë 287 të huaj me 216 automjete dhe kanë dalë 171 të huaj me 127 automjete.Nderkohe vihet re edhe fakti se shume shtetas shqiptare kane zgjedhur te kalojne vitin e ri me te afermit e tyre ne emigracion, ku sipas te dhenave jane 1865 persona qe kane kaluar ne 24 oret e fundit ne shtetin helen me 507 mjete.Fluks gjithashtu ka pasur edhe në Qafë Thanë, ku sipas te dhenave kane hyre 616 shtetas shqiptare me 208 mjete, nderkohe vihet re se fluks ka pasur edhe ne dalje,ku jane 359 shtetas shqitare me 127 mjete. Gjithashtu mësohet se kanë hyrë në territorin shqiptar 516 shtetas të huaj me 197 automjete, ndërsa kanë dalë 404 shtetas të huaj me 175 automjete. Pavarësisht fluksit të madh nuk jane raportuar vonesa apo radhë te gjata.